• |
ide | kryesore

Video/ Juventus mban shtrënguar Champions, Napoli e Lazio nuk heqin dorë: ja të gjitha rezultatet

-Instant, Sport, Video



Inter vazhdon të kryesojë, e pashqetësuar, por beteja e vërtetë bëhet në zonën Champions, ku Juventus, Napoli, Atalanta e Lazio nuk duan të heqin dorë. Bardhezinjtë nuk ngurrojnë të marrin një fitore 3-1 ndaj Genoas, ndërsa Napoli imponohet kundër skuadrës tjetër genoane, Sampdoria. Fitoi edhe Lazio, që doli në fund me tre pikë nga transferta e Veronës.

JUVENTUS – GENOA 3-1
Juventus nuk bën asnjë gabim dhe i jep vazhdimësi fitores së arritur në rikuperimin me Napolin. Në javën e 30 të Serie A, ekipi i Pirlos mundi Genoan 3-1 dhe vazhdon ta ndjekë Milanin. Në Allianz Stadium Kulusevski (4′) zhbllokoi ndeshjen pas një veprimi interesant nga Cuadrado, pastaj Morata (22′) dyfishoi duke shtyrë në rrjetë topin e kthyer nga shtylla pas goditjes së CR7. Në pjesën e dytë Scamacca (49′) rihapi ndeshjen me një goditje me kokë, por McKennie (70′) riktheu distancën dhe vulosi rezultatin. Tre gola dhe tre pikë për Champions League. Juve i përgjigjet Interit dhe Milanit dhe mbetet në shinat e tyre. Një ndeshje e ndarë në tre akte mund të konsiderohet ajo që u luajt në Stadium. Në aktin e parë, skuadra e Pirlos e nisi fort, vrapoi dhe dominoi, pastaj në aktin e dytë, në fillim të pjesës së dytë, bie dhe dridhet para se të rikuperojë intensitet në aktin e tretë pas golit që mbylli ndeshjen. Të gjitha me disa lajme të mira për Pirlon pavarësisht performancës nën ton të CR7. Duke filluar nga prova e Rabiot dhe Bentancur, më në fund më agresivë dhe të shpejtë për tu vendosur. Deri në shpërthimet e Kulusevskit dhe McKennie dhe kthimin tek goli i Moratës.




SAMPDORIA – NAPOLI 0-2
Napoli mund Sampdoria në Genova dhe ruan të paprekur distancën nga grupi që lufton për një vend në edicionin e ardhshëm të Champions League. Fabian Ruiz, dhjetë minuta nga fundi i pjesës së parë, pas një kombinimi të shkëlqyeshëm me Osimhen dhe Zielinski, kaloi të kaltrit në avantazh. Në pjesën e dytë vetë nigeriani, pas një shkëputje të pashqetësuar nga askush, u kujdes për mbylljen e ndeshjes që vazhdon ta bëjë Gattuso të ëndërrojë Evropën që llogaritet.


VERONA – LAZIO 0-1
Kundër Veronës, Lazio merr në shtëpi një fitore të katërt radhazi, tepër të cmuar, në kampionat, që i lejon të mbajë hapin Champions. Pjesa e parë në Bentegodi pa bardhekaltrit të tentonin të bënin ndeshjen e ti shkonin pranë avantazhit me një shtyllë të goditur nga Immobile. Goli do të vijë me Caicedon, por Var e anulloi për një faull të tij ndaj Magnani. Mendoi pastaj Milinkovic-Savic të shënonte në minutën e 92’, me një goditje me kokë, golin fitues të ndeshjes.

SERIE A
Inter 1 – 0 Cagliari
Juventus 3 – 1 Genoa
Sampdoria 0 – 2 SSC Napoli
Hellas Verona 0 – 1 Lazio



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *