• |
ide | kryesore

Video/ Manchester United leksion ish-trajnerit të tyre: Tottenham i Mourinhos përmbyset 1-3

-Instant, Sport, Video



Në javën e 31 të Premier League, West Ham mposht 3-2 Leicester e ngjitet -1 nga vendi i tretë i Foxes, në garë të plotë për Champions: në Londër vendosi dygolëshi i Lingard e perla e Bowen. Përfiton në këtë mënyrë Manchester United që konsolidon vendin e dytë duke fituar në shtëpinë e Tottenham 1-3, pavarësisht disavantazhit fillestar. Goditje mbijetese për Newcastle, që triumfoi 2-1 me përmbysje në fushën e Burnley.


\

Fitorja e katërt radhazi për Manchester United, tani +4 ndaj ndjekësve të tyre pas trisit ndaj Tottenham. Emocioni i parë ndodhi menjëherë pas gjysmë ore lojë, me një episod në secilën anë. Në fillim Cavani kalon nën këmbët e Lloris, topin e pasuar nga Pogba, por londinezët kanë protestuar për një shuplakë të McTominay në fytyrën e Son: në fakt, Var e sinjalizon tek gjyqtari, i cili anulloi golin. Pak më pas, megjithatë, ishin Spurs që tundën rrjetën me një aksion të bukur koral, me Lucas që shërbeu për koreano-jugorin golin e 1-0.

Djajve të Kuq duket se i mungon mbi të gjitha performancat e disa individëve, por janë pikërisht ata që krijuan barazimin në minutën e 12’ të pjesës së dytë. Fred shkëmbeu me Cavanin, përpara se të mposhtë Lloris, që grushtoi tentativën e uruguajanit, por nuk mund të bënte asgjë ndaj brazilianit që e shtyu në rrjetë. Dëshira e Matador për të kompensuar veten kurorëzohet në të 34’: një krosim i shkëlqyer i Greenwood shfrytëohet në zhytje me kokë nga sulmuesi që shënon golin e përmbysjes, ndërsa llogaritë i mbylli në minutën e 96 Greenwood.

ENGLAND – PREMIER LEAGUE
Burnley 1 – 2 Newcastle United
West Ham United 3 – 2 Leicester City
Tottenham Hotspur 1 – 2 Manchester United



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *