• |
ide | kryesore

Vjedhja e të dhënave personale/ Socialistët e konsiderojnë si votues të tyre të sigurtë shefin e SPAK, Arben Kraja

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Botimi në Lapsi.al i grabitjes së të dhënave personale që qytetarët dorzojnë në institucionet shtetërore, për arsyet e saj elektorale nga Partia Socialiste ka nxitur zemërimin e kundërshtarëve të saj demokratë. Vetëm pak orë pasi u botuan emrat e disa qytetarëve të njohur, numrat e kartave të identitetit dhe numrat e celularëve të të cilëve kanë përfunduar në kompjuterat e rilindjes, Enkelejd Alibeaj e quajti këtë një shkelje të besimit të qytetarëve ndaj shtetit.

Lexo me tej:


Ekskluzive/ Si na monitoron Rilindja nr e telefonit, nr ID, vendet e punës, të dhënat konfidenciale për 910 mijë votues të Tiranës

“Përdorimi i databazës së e-Albania nga Edi Rama dhe zyrtarë të PS-së përbën vepër penale. Për këtë PD po përgatit një padi që do ta dorëzojë në SPAK.

Por ironia e fatit është se ku do dorëzohet kjo padi….

Vetë shefi i SPAK është dyfish në konflikt interesi në këtë histori. Sepse Arben Kraja është njëri nga 910 mijë qytetarët e Tiranës të cilëve u janë vjedhur të dhënat personale. Në kompjuterit e socialistëve gjendet numri i tij i telefonit, vendlindja, qendra ku voton, numri i ID, si edhe vendi ku punon (shiko tabelat poshte te dala nga zyrat e PS).

Shkelet privatësia e qytetarëve, reagon PD: Do e ndjekim në mënyrë ligjore këtë çështje

Por, historia nuk përfundon këtu. Si njeriu që monitoron prokurorin e fortë nga i cili duhet ti shkonin shtatë politikanëve, Pra i famshmi ‘patronazhist” i tij, quhet Ermal Pishtari. Ka edhe më. Në dokumentat e PS ai përshkruet si votues i kësaj force politike. Madje jo vetëm tek kategoria “Preferenca” shkruhet PS-së por edhe votimi i tij pro rilindjes konsiderohet “i sigurtë”.

Si përgjohet sipas listave sekrete të PS vota e Ardit Gjebreas, Alketa Vejsiut, Rovenda Dilos, Ermal Mamaqit dhe Arbana Osmanit

Natyrisht fakti që socialistët e konsiderojnë të tillë nuk e ngjyros detyrimisht mavi, Arben Krajën. Por ama një një hetimi të mundshëm të kësaj çështjeje ashtu sikurse pretendon PD-ja, shefi i SPAK është në konflikt interesi. Një sepse ai është subjekt i dëmit që kanë shkaktuar ata që pretendohet se kanë shkelur ligjin dhe dy sepse e paraqesin si militant socialist.

©Lapsi.al 

Arben Kraja zgjidhet kreu i SPAK, nga sot fillon hetimi për politikanët dhe  krimin e organizuar - Abc News

 

15 Comments

  1. Kane bere realisht sondazhe(censuse)apo ja kane futur me hamendje nuk e gjejme dot gjithsesi duke qene se i paskeni te dhenat do ishte mire t’i benit nje perpunim statistikor per te pare si i del socialisteve Tirana.

    1. Jo po te asocohemi me ju qe te vidhni identiten, leket, te ardhem, te gjitha. Ju qifsha robt mu ne rilindje e rilindesa.

      1. Hahahaha.e ka pak kurva mavi.keta vitet 85 i krahasonin me 38.keta jane virusi me i keq ne toke.

  2. Lapsi.al do doja qe fokusin te mbanit te fakti qe PS apo perfaqesues te saj kane shkelur ligjin dhe qe SPAK apo pjese te tjera te sistemit te drejtesise te hetojne shkeljen e ligjit. Nese nje, dy apo pese jane simpatizante, apo vitojne PS, apo PS i konsideron si votues te sigurte te saj, kjo per ne si publik nuk duhet te kete asnje rendesi. Sic nuk do kishte pik rendesie nese po keta do rezultonin si votues te PD dhe mos te hetonin ata qe duhen hetuar. Lapsi.al ka bete nje pune te mrekullueshme duke ekspozuar kete skandal, ju lutem mos i humbisni ne detaje po ne ceshtjen kryesore. Mos harroni qe Magjistratet qe hodhen gjysmen e politikes Italine (ne pushtet ne ate kohe) poshte ishin te majte, po luftuan korrupsionin dhe quan ne burg pushtetare te majte qe ishin ne pushtet. Prandaj serisht, ne duhet tu kerkojme Policise e Prokurorise te hetojne ose pse nuk hetojne, jo pse kane preference ne votime!

  3. Qr ca bohet, edhe kete profesionin “patronazhist” se kishim degjuar. Nese nuk hap hetim ky kukumjacka Kraja dhe per vjedhje te numrave te identifikimit te njerezve qe eshte veper flagrante penale duhet te ngihen gjithe njerzit ne proteste para SPAKUT e ti vene minat tja qijne robt.

  4. E kam thene vetem revolucioni e rregullon kete gje
    Qe SPAKU ishte vegel qorre dihej po tani dalin edhe votues te PS tregon ku ka dhkuar drejtesia mafioze

  5. Pse a ka valle hetues dhe prokurore te enverit te cilet jane ende ne pushtet te votojne kunder ripjelljes se rames???

    Keta e urrejne jo vetem pd por cdo shqiptar duhet ti nenshtrohet atyre ose i cojne ne spac bar termave burrel etj

    Reforma e pastertise ku me te pastrit dollen sigurimsat prokuroret hetuesit gjyqtaret e kohes se enver hoxhes si me dvoranin , arben krajen, bujar sheshen, muriman seitaj, vllane e gjermenit, motren e belindes, kunatin e mimit, dashnoren e ulsiut apo me plot te tjere femije kuneter motra e vellezer te ripjelljes . Nje reforme e sorosit dhe e xhafajt, agacit, ulsiut, rucit etj ish sigurimsa

    Se harrim supertalenten qe u betua tek noterja.si.anetare e gjykates kushtetuese…. dhe artisten Arta ish kryeprokuoren me kot te historise

    Reforme e deshtuar. Sigurimsat e ripjjlejrs jane aktivizuar me ardhjen e rampjelljes. Nuk u del shpirti sigutimsave pa i sherbyer mu si qen partise … ka ardh koha per telekomedine gjuetia e fundit e rames

    Partia me mire mban 30 qen si arben kraja dvorani llagami ibrahimi sesa nje qen kufiri….

    Reforma e drejtesise si gjelle qensh

  6. Ku eshte komisioneri per mbrojtjen e te dhenave personale ?????
    Ku eshte prokurori i pergjithshem ?????
    KRYESISHT DUHET TE NDIQET !!!
    Nuk ka nevoje oer Kallzim Penal !!!!

    Nese neser nuk ka minimalisht nje deklarate per shtyp nga Prokurori i Pergjithdhem dhe ai i SPAK, per fillimin e hetimit penal me perparesi, atehere eshte e vertete qe jane pjese e bandes me emrin “Rilindje”.

  7. Shqiperia eshte vend i vogel dhe ne i njohim relativisht mire fiset se ç’preferenca partiake kane. Keshtu qe nuk e shoh si lajm se per ke votojne Krajat. Problem mbetet shkelja e ligjit. Kesaj çeshtje i duhet shkuar deri ne fund.

  8. Qelbistani voton.
    Ne donii shtet normal nuk duhet te votojne fshataret, evgjitet, veteranet, sigurimsat, bythqirat, budallenjte.

  9. Mos u merzisni. Rama fiton edhe mandatin e trete dhe historia e Sales, Lirit, Mones dhe ketij derdimenti me floke te ngjyera mbaron ketu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.