• |
ide | kryesore

Banorët e Laprakës protestojnë kundër bllokimit të rrugës nga ARRSH

-Instant, Lajme, Të fundit



Një grup banorësh pranë zonës së Laprakës në Tiranë kanë protestuar kundër bllokimit të rrugës nga ARRSH. Ata u shprehën se në pjesën që është bllokuar rruga nga ARRSH nuk po kryhen punime dhe kjo po i mban peng. Banorët të irrituar thanë se ky vendim i ARRSH për të bllokuar rrugën u shkakton shumë probleme.

“Na është bllokuar rruga, nuk shkojmë dot as në spital. Unë jam një qytetar i ndershëm që nuk kam lidhje me asnjë, duam që rruga të jetë e hapur. Kjo është një pakënaqësi e kësaj qeverie, PS mund të jetë shumë e mirë, por me atë që ka në krye ia dëgjofsha haberin” tha një qytetar.

 



1 Comment

  1. “Database”, Mero Baze ironizon denoncimin e PD: Kam 15 vite që kritikoj Berishën dhe më quajnë votues të pasigurt, Bejtja e Shkullaku votues të sigurt të PS

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *