• |
ide | kryesore

Bardhi: Rrjet kriminal për mbledhjen e kartave ID dhe blerje votash nga Taulant Balla në Elbasan, SPAK të hetojë (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike denoncoi sot mbledhjen e kartave të identitetit të qytetarëve dhe blerjen e votave në Elbasan.

Drejtuesi politik i PD për qarkun Elbasan, Gazment Bardhi, akuzoi Taulant Ballën e PS-së se ka ngritur një rrjet kriminal për mbledhjen e kartave të identitetit dhe blerjen e votave.

Bardhi tha se për këtë çështje kanë hartuar një dosje të cilën e kanë depozituar në SPAK.

Janë 43 persona të total të paditur me në krye Ballën, të cilët PD i akuzon për për veprat penale “Grup i Strukturuar Kriminal”, “Pengimi i subjekteve zgjedhore”, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Marrja ose përdormi i paligjshëm i dokumenteve të identifikimit”, dhe “Shpërdorimi i autoritetit policor.

Deklarata e plotë e Bardhit

Gjatë javës së fundit, për shkak se kanë kuptuar braktisjen masive nga shumica dërrmuese e qytetarëve të Elbasanit, pasi ja keni thënë në sy vendimin tuaj se në 25 Prill do të votoni për ndryshimin, Taulant Balla ka ngritur një rrjet kriminal për mbledhjen e kartave të identitetit dhe blerjen e votave.

Jam sot në këtë komunikim me ju, për të njoftuar se pas evidentimit të të gjitha rasteve, kemi dorëzuar dosjen e plotë me të dhëna pranë SPAK ndaj disa shtetasve për veprat penale “Grup i Strukturuar Kriminal”, “Pengimi i subjekteve zgjedhore”, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Marrja ose përdormi i paligjshëm i dokumenteve të identifikimit”, dhe “Shpërdorimi i autoritetit policor”.

Disa nga shtetasit e kallëzuar në SPAK, janë:

· Taulant Balla, organizator i skemës

· Gjergj Luca në zonën Labinot Fushë dhe Labinot Mal.

· Aurel Kaja ka ngritur një rrjet personash, që bën shpërndarjen e parave në këmbim të votës për Partinë Socialiste.

· Ardian Peqini në Lagjen e “Kinezëve” dhe tek zona e njohur si “Isllat”.

· Dashamir Myzeqari në lagjen e njohur si “tek Çerdhja”.

· Artan Firaku, Gëzim Rusi dhe Xhevahir Njelina tek lagja “5 Maji.

· Ledi Hoti (Ledian) dhe Arben Veseli ne Bradashesh.

· Arjan Sinani ne zonen e 11 Nëntori dhe zonën e quajtur “Harqet – Firakasit”.

· Dhurata Mata në lagjen “Emin Matraxhiu”.

· Gentian Sharra në zonën e Bradasheshit dhe Fushë Mbretit.

· Themistokli Bebi në lagjen “Clirimi”.

· Tit Muzhaqi dhe Gent Derzeza në lagjen 11 Nëntori.

· Arian Ibershimi në lagjën “Dyli Haxhire”.

· Met Peqini (Meti Tujës) dhe Tit Caka, në lagjen e njohur si “Rruga e re e Trenit”.

· Shaqir Prroi, Donald Varfi dhe Shyqeri Hoxha, në lagjën “Haxhias”.

· Afrim Vullnetari, në lagjën “5 Maj”, në lokalin e njohur si “Lokali me Harqe”, që shërben edhe si bazë e shpërndarjes së lëndëve narkotike në qytetin e Elbasanit.

· Fadil Meta, Gent Sharra, Klement Xhaferri, dhe Durim Sadiku në lagjën “Fushë-Mbret”.

Materialet e plota për këta shtetas dhe shumë të tjerë, në total 43 persona, janë dorëzuar në SPAK. Ne e nxisim organin e akuzës të veprojë më shpejtësi, t’i shërbejë ligjit dhe interesit publik, duke proceduar penalisht personat e përfshirë.

Po sot kam një mesazh për secilin prej tyre.

Nuk ka krim elektoral, sado në errësirë e në fshehtësi të kryhet, që të mos zbulohet dhe ndëshkohet. Cilido prej tyre do të përgjigjet.

Duhet të keni parasysh, se ne do të ndërmarrim çdo nisëm, çdo instrument ligjor, dhe do të nxisim dëshmitarë të drejtësisë që të bëhen pjesë e ndëshkimit shembullor të kujtdo që tenton të blejë qoftë edhe 1 votë të vetme.

Mos kini ansjë iluzion se jeni të paprekshëm. Ata që mendojnë se janë të paprekshëm, do të shohin se pas 26 prillit do të humbin jo vetë privilegjet e paligjshme, por edhe lirinë.

Askush dhe asgjë nuk e ndal dot ndryshimin. Ne do t’i fitojmë zgjedhjet, me shumicën e qytetarëve të ndershëm të Elbasanit. Keqbërësit, banditët, drejtorët, dhe servilët e Taulant Ballës, do të jenë me 26 prill në minorancë.

Në Elbasan do të ketë drejtësi, do të ketë rend, dhe ligji do të bjerë mbi këdo që e ka sfiduar deri tani, dhe që po e sfidon edhe këto pak ditë që kanë ngelur deri në vendimin që do të marrin qytetarët.

Pas 13 ditëve Elbasani do ti kthehet qetësisë, qytetarët do të kenë mundësi për punë e mirëqënie, pa pasur frikë nga asnjë bandit, apo pushtetar të lidhur me ta.



4 Comments

  1. S’po shof kush eshte tek banesat, Ke arixhinjte lart ne rrapishte dhe ne krasten e vogel.NSHU dhe lart rreth teqes. Dihet ku shiten votat ne periferi ku varferia eshte ulur kembekryq. Ruajini dhe filmojini e coji ne Spak

  2. ”” Per shkak se PS ka kuptuar braktisjen masive nga shumica dërrmuese e qytetarëve të Elbasanit, pasi ja keni thënë në sy vendimin tuaj se në 25 Prill .do vtoni ndryshimin ”

    Epo qenka vendosur ne Elbasan . Nuk paska nevoje te behen zgjedhje. Rama qenka braktisur masivisht atje , dhe qytetaret e Elbasanit ja paskan thene ne sy Rames vendimin e tyre se do vtojne per ndryshimin .
    Pse merakosen keta te PDs atehere kur qenka e vdekur se Elbasanasit do votojne PD ?
    Keta te deshperojne me kete menyre komunikimi me zgjedhesit.

  3. Elbasanas si Meti Tujes jane te gjithe keto. Pse mos a Leli me I mire apo Dani. Nuk po flas per shperndaresit e heroines dhe kokaines por perderisa te gjithe votat jane njesoj kjo do te ndodhe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *