• |
ide | kryesore

Basha me gratë në biznes: I japim fund trajtimit ca si të nënës e ca si të njerkës

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, këtë të hënë ka zhvilluar një takim elektoral me gratë sipërmarrëse në Elbasan. Gjatë bashkëbisedimit me sipërmarrëset Basha është njohur me problemet që biznesi hasën në ditët e sotme si dhe ka prezantuar planin për biznesin me të cilin PD garon në zgjedhjet e 25 prillit. Kryedemokrati ka premtuar se nëse Partia Demokratike fiton zgjedhjet për bizneset nuk do të kenë më inspektime dhe gjoba. Po ashtu, Basha theksoi se qeveria e ardhshme do të anulojë procesin e fiskalizimit, ku sipas kreut të opozitës është një proces korruptiv.

Nëse ne nuk shëndoshim shtyllën kurrizore të ekonomisë që është biznesi i vogël dhe i mesëm që përbën 98.5% të ekonomisë ndërkombëtare, atëherë ekonomia kurrë nuk ngrihet në këmbë, kurrë nuk mund të ecë përpara. Ndaj dhe platforma për biznesin e vogël është më favorizuesja në rajon. Tavani prej 0.5% të xhiros totale vjetore për taksat dhe tarifat vendore. Nëse i ke më të ulëta dhe natyrisht ne do ta nxisim pushtetin vendor t’i ulë dhe më shumë, akoma më mirë, por 0.5. Asnjë biznes me xhiron nën 140 milion lekë të vjetra në muaj nuk do të paguajë asnjë shumë mbi 0.5 % të xhiros vjetore në vit. Dhe kjo bëhet me qëllim që shtylla kurrizore, biznesi i vogël ta rimarrë veten dhe në këtë mënyrë të ndihmojë gjithë strukturën ekonomike shqiptare. E dyta është çmimi i naftës apo karburantit, naftë, benzinë dhe çmimi i energjisë elektrike. Edhe këtu ne thyejmë rekorde. Ulja e tyre do të garantojë që ju, jo vetëm të mbijetoni po të rinisni ciklin e prodhimit, të tregtimit, të shërbimeve dhe të krijimit të fitimit në vend të zhytjes në borxhe dhe falimentimit. Një pullë e vendosur në vitrinë, në dritare, në hyrje të biznesit të vogël, do t’ia bëjë të pamundur çdo lloj inspektori të shtetit, të futet brenda dhe të terrorizojë dhe të marrë nëpër këmbë sipërmarrësit, t’i trajtojë si të jenë skllevër të shtetit kur në fakt janë ata që mbajnë shtetin, mbajnë dhe shoqërinë, mbajnë dhe ekonominë.” , tha Basha.



1 Comment

  1. Por fshehja “elektorale” e Berishës nga Basha i ngjan tejekëput taktikës së strucit, që fut kokën në rërë dhe lë trupin.

    Sali Berisha nuk është një fenomen politik i fshehur, por një fuqi reale që ndikon në vendimet dhe zhvillimet e Partisë Demokratike.

    Nëse në vitin 2011, Basha mori një sinjal nga elektorati gri si një test për të treguar se është një politikan i pavarur, këtë provë nuk e kaloi kurrë.

    Fshehja e Berishës nuk ngjit dhe kjo duket hapur jo vetëm tek ajo pjesë gri e zgjedhësve, por edhe e militantëve të PD-së, që e shikojnë Lulzim Bashën si derivat, e jo si një burim, aq më pak si një “avatar”, siç u tentua të vizatohej në vitin 2011.

    Por edhe si avatar digjital, ai sërish komandohet nga “Doktori digjital”Njelloj si mesazhet qe dergon zyra e lulzime salih BBasha neper telefonat e qytetareve duke perfshire dhe mua.tel 068 4056518 ky eshte numeri i byrektores se pd qe komandon Erioni kunati i lulzimes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *