• |
ide | kryesore

Basha në fushatë: Po përgatisim një plan rimbursimi për ata që janë kuruar nga Covid-19 në shtëpi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në ndalesën e radhës për fushatë në Qesarakë, Lulim Basha deklaroi se PD po punon për një plan rimbursimi për ata që janë kuruar vetë në shifrat e miliona lekëve në shtëpi nga Covid-19.

“E domosdoshme të rimbursojmë familjet që janë goditur nga COVID-i. Sipas llogaritjeve tona me shifrat reale të cilat janë shumëfishi i atyre që janë shpallur bëhet fjalë për dhjetëra mijëra familje që kanë harxhuar mesatarisht 2 deri në 3 milionë lekë të vjetra për kurimin. Po të them mesatarisht se ka shkuar deri në 6 milionë për ata që kanë pasur 3, 4 anëtarë të familjes. Për ata që e kanë kaluar rëndë që i është dashur oksigjeni, i është dashur skaneri disa herë, ju janë dashur analizat disa herë, janë kanë shkuar dhe janë futur në borxh. Ndaj, po përgatisim një paketë për rimbursimin e tyre por na duhet edhe ndihma juaj. Do flasim edhe me urdhrin e farmacistëve që të kemi mundësi të kryqëzojmë të dhënat e familjeve, me të dhënat tuaja për të bërë të mundur një paketë rimbursimi për çdo familje pas 25 prillit.” – u shpreh lideri i opozitës. ©Lapsi.al



5 Comments

  1. Po si do ti identifikosh ti ata qe e kane kaluar Covidin ne shtepi ?
    Asnjeri nuk i ruan faturat e ilaceve .
    Cdo njeri mund te thote qe e ka kaluar covidin ne shtepi dhe ka harxhuar 3 miljon lek , bie dhe dakort me farmacistin dhe i ndajne leket bashk.

    Skeme vjedhje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *