• |
ide | kryesore

Basha: Rama premtoi vendosje të konkurrencës dhe transparencës, Shqipëria e shkatërruar nga korrupsioni

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar me akuzat për dështim ndaj kryeministrit Edi Rama. Me anë të postimeve në rrjetet sociale, Basha shkruan se Rama premtoi vendosje të konkurrencës dhe transparencës në Shqipëri, por dështoi.

Basha thekson se Rama nuk mbajti premtimin, duke iu referuar DASH që nënvizon se mungesa e transparencës dhe konkurrenca e padrejtë janë probleme të mëdha për Shqipërinë.

“Sipas DASH, mungesa e transparencës, konkurrenca e padrejtë dhe korrupsioni janë të përhapura në çdo hallkë të vendit, duke qenë problemet kryesore të Shqipërisë”, shkruan Basha.



1 Comment

  1. Më datë 30.05.2013, vetëm një muaj para zgjedhjeve doli vendimi i dytë përshpejtues i Këshillit të Ministrave me nr.498, “Për përcaktimin e procedurave të shenjimit të naftës bruto dhe nënprodukteve të naftës”.

    Berisha e përligji firmosjen e këtij koncesioni me “uljen e evazionit fiskal në tregun e naftës”, detyrë dhe përgjegjësi kjo, e shtetit. Sidoqoftë, kjo ishte alibia zyrtare e ekzistencës së këtij koncesioni, arsyeja reale është ajo që e dinë të gjithë. Operatorët e naftës në tregun shqiptar e quajtën asokohe “taksa e Zenit”.

    Fjala ishte për Shkëlzen Berishën, që u përfol si kumbari i koncesionit.Me vilat e tua o lulzime salih BBasha po jeton ne varferi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *