• |
ide | kryesore

Basha: Turqinë e kemi aleat, por Shqipëria ka vetëm rrugën drejt BE

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar edhe marrëdhëniet e krijuara gjatë qeverisjes Rama me Turqinë. I ftuar në “5 pyetje nga Babaramo”, tha se Turqia është një aleat për Shqipërinë, por theksoi rruga e vendit është vetëm një, ajo drejt BE.

“Faktori ndërkombëtar ka pasur një ndikim dhe e bën nëpërmjet institucioneve OSBE-ODIHR, SHBA, Parlamenti i Europës. Ato kanë qenë të qarta se sa vendimtare janë këto zgjedhje, janë parakusht për hapjen e negociatave dhe në dorë të shqiptarëve është hapja e rrugës Europiane, apo të rrezikojmë një izolim të dytë në raporto SHBA-Shqipëri, shqiptarët janë të vëmendshëm dhe të qartë.

Turqia është një vend aleat në NATO na ka ndihmuar në momente të tjera të rëndësishme dhe jam e bindur që qeveria e 25 prillit do të ndërtojë një marrëdhënie bilateriale, pa personalizim dhe duke kontribuar në një klimë normale të një besimi reciprok. Turqia është një aleat i rëndësishëm për Shqipërisë, por është e padiskutueshme dhe aspak në kontradikta në marrëdhëniet ndërkombëtare, që ne kemi një drejtim, anëtarësimi në BE”, – tha Basha.

Ai ka mohuar të jetë një tension mes LSI-së dhe PD-së.

“S’ka tension , por bashkëpunim të hershëm që është konkretizuar me një marrëveshje. Nuk jemi bashkë se na bashkojnë ideologjitë, por nevoja për ndryshim, se ndryshimi nuk vlen pa larguar Ramën”, – tha Basha.



3 Comments

  1. Cfare te pengon Turqia ty ne lidhje me BE.
    Turqia kurre nuk te ka kerkuar qe ti te mos hysh ne BE.
    Perse i mpleksni keto te dyja ?

  2. @ i paemer. Rrumpalla jot rri si mut para Erdoganit. Turqia dhe BE kane interesa te ndryshme ne Shqiperi. Rrumpalla yne duke mos dashur te plotesoje kerkesat e BE i ka kthyer syte nga Turqia. Basha thote se do ndryshoj kurs dhe ti e kupton shume mire.
    Ju plehrat e ripjerdhjes per partine therni edhe djalin, lere me athdheun.

  3. Kur skandali i Panamasë që zbuloi paratë e fshehura të elitës botërore, nxorri në dritë edhe një shqiptar, të lidhur ngushtë me politikën e të gjitha krahëve në Tiranë, Baze publikoi se bëhej fjalë për një biznesmen të quajtur, Ismail Mulleti, ndërtues në vitet ’90, dhe ish-aksioner i një prej hoteleve më të rëndësishme në Tiranë “Hotel Tirana”.

    Por këto biznese ishin thërrime përballë kompanisë “GFI Techologies”, ku ai është bashkëpronar, kompani e cila është e skeduar se fsheh pasuritë në parajsa fiskale në Panama. Baze shkruan se pas këtij biznesmeni, fshihet deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo dhe djali i ish kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha.

    “Ismail Mulleti është mbulesa e Genc Pollos në çdo biznes që nga viti 1996 dhe koncesioni i ngjyrosjes është njeriu që mbulon Shkëlzen Berishën. Lekët i paskan çuar deri në Panama po këta nuk duhen çuar aq larg. S’është keq Burgu Bënçës”Zagari i lulzime salih BBasha e kupton lulushit ti cfare thot o koqe,si nje islamik i regjur basha e thote qe turqine e kemi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *