• |
ide | kryesore

Berisha: Rama i vuri të vjetrit e PS poshtë listës nga halli se i marrin partinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
hakerimet, Berisha



Faktin që emra të vjetër të PS, si Mimi Kodheli, Fatmir Xhafaj a Pandeli Majko janë në një zonë të pasigurt në lista, ish-kryeministri Sali Berisha e shpjegon me garën që bëhet për drejtimin e Partisë Socialiste. Në një intervistë për “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus”, Berisha deklaroi se ata u përjashtuan nga Edi Rama se kërkon që të mbetet kryetar i PS.

“Ata janë të përjashtuar, ata përfaqësojnë kontigjentin e ndëshkuar në listë nga Edi Rama. Bindjet e tyre janë si tuneli i Pandeliut në Otranto. Ata u përjashtuan me qëllim sepse Edi Rama gjithçka po bën që të mbetet kryetar PS pas disfatës së tmerrshme që e pret,” – tha Berisha.

Duke theksuar se nuk ka pasur asnjë ndikim në hartimin e listave të PD, ish-kryeministri Sali Berisha pranoi se ai do ta kishte formuluar ndryshe atë.

“Unë nuk kam pasur as në listën e 2017, as në listën e 2021, absolutisht asnjë influencë. Kjo është parimore për mua sepse kryetari i PD dhe kryeministri i ardhshëm, ka tagrin e plotë të zgjedhë ekipin e tij.

Sali Berisha nuk merr asnjë funksion përsipër. Kryetari i PD ka reflektuar dhe ka organizuar një procedurë për listat, të paprecedentë ndonjëherë në historinë e vendit. Listat u përzgjodhën me një komision të caktuar, u votuan një anëtar, një votë, u rikthyen dhe lista prej 320 kandidaturash u finalizua nga komisioni i ngarkuar.

Miratimin përfundimtar e dha kryetari dhe Kryesia e partisë. Unë e vlerësoj qartësisht pozitive listën, por jo unë, por edhe çdo njeri, do ta bënte të ndryshme listën. Lista që paraqiti Basha në këto zgjedhje është lista që ka patur impaktin më pozitiv tek Anëtarësia dhe strukturat e PD.

Kjo listë ndryshon nga ajo e 2017 nga një proces kryekëput transparent që është zhvilluar ndonjëherë për listat. Kandidaturat janë shumë të mira dhe janë pëlqyer. Strukturat nuk patën kundërshti dhe e mirëpritën listën përfundimtare. Kandidatët tanë takohen me qytetarët dhe tregon se kanë një respekt dhe mirëbesim të qytetarëve.”– tha Berisha



5 Comments

  1. Normale. Pse ca beri Basha? Per te mos fol per ty, ska ngel asnje themelus i PD ne PD. Dhe Enveri me keq ket pun. Nga 100 themelus te PK, vec 1 shpetoi. Te tjeret burg ose pushkatim

  2. Po c te duhet ty sale. Apo te vjen keq.
    Ik mor njeri i flliqur, ik se na ke degjeneruar si shtet dhe si popull.
    Ne cdo moment te politikes qe nga te dyja krahet e saj. Shikon fytyren tende, te gjith jan ber njelloj si ty, arrogant dominues dhe jo njerzor. Ti mbolle faren e keqe qe ne fillim. Tani ajo pem ka nxier fruta me fytyren tende.
    Ti ke qen mallkimi i ketij vendi.

    1. Ne fakt lideret para Berishes ishin te gjithe qengja tolerante e bashkepunues.
      Qe t’i ndajme gjerat, Berisha ka qene lider i forte, imponues dhe shume agresiv, por jo arrogant. Rama arrogancen e ka burimore dhe ne nje nivel qe veshtire t’i gjesh te dyte jo vetem ne Shqiperi.

  3. Kur skandali i Panamasë që zbuloi paratë e fshehura të elitës botërore, nxorri në dritë edhe një shqiptar, të lidhur ngushtë me politikën e të gjitha krahëve në Tiranë, Baze publikoi se bëhej fjalë për një biznesmen të quajtur, Ismail Mulleti, ndërtues në vitet ’90, dhe ish-aksioner i një prej hoteleve më të rëndësishme në Tiranë “Hotel Tirana”.

    Por këto biznese ishin thërrime përballë kompanisë “GFI Techologies”, ku ai është bashkëpronar, kompani e cila është e skeduar se fsheh pasuritë në parajsa fiskale në Panama. Baze shkruan se pas këtij biznesmeni, fshihet deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo dhe djali i ish kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha.

    “Ismail Mulleti është mbulesa e Genc Pollos në çdo biznes që nga viti 1996 dhe koncesioni i ngjyrosjes është njeriu që mbulon Shkëlzen Berishën. Lekët i paskan çuar deri në Panama po këta nuk duhen çuar aq larg. S’është keq Burgu Bënçës”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *