• |
ide | kryesore

Bluzat e bardha në zi, ndërron jetë ish-kryetari i Shoqatës së Farmacistëve të Shqipërisë

-Instant, Lajme, Të fundit



Bota e farmaceutikës është në zi ditën e sotme. Mësohet se ish-kryetari i Shoqatës së Farmacistëve të Shqipërisë, Vigan Saliasi ka ndërruar jetë. Lajmin e ka bërë të ditur kandidati për deputet i PD-së, Tritan Shehu i cili shkruan se Saliasi ishte një njohës i thellë, dinamik, i guximshëm me të cilin ka punuar ngushtë në hedhjen e bazave të farmaceutikës në kushtet e ekonomisë së tregut, teksa i shpreh ngushëllimet familjes dhe miqve.

“Farmaceutika shqiptare sot është në dite zie. Vigan Saliasi, drejtori i parë me Qeverinë Demokratike i këtij sektori kaq të rëndësishëm e delikat u nda nga ne.Një njohës i thellë, dinamik, i guximshëm me të cilin unë punova ngushtë në hedhjen e bazave të farmaceutikës në kushtet e ekonomisë së tregut, ngritjes së sistemit të sigurimeve shëndetësore etj. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve, miqve…”, shkruan Shehu.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *