• |
ide | kryesore

“E dimë që duhet të shënojmë të paktën dy gola”: Flick nuk e ka problem, i duket ‘rikuperim i vogël’

-Instant, Sport



“Ne e dimë që duhet të shënojmë të paktën dy gola. Do të jetë një detyrë e vështirë, por këto janë ndeshjet për të cilat ne luajmë futboll”. Kështu Hansi Flick, trajneri i Bayern Munchen, duke folur në një konferencë shtypi në prag të ndeshjes së kthimit të çerekfinaleve kundër PSG, ka karikuar skuadrën e tij. Bavarezët, kanë dalë të mundur në shtëpi nga sfida e parë, edhe pse kanë dominuar totalisht, duke krijuar një pafundësi rastesh të pashfrytëzuara, por tani duhet të bëjnë ekzaktësisht të kundërtën për të dalë fitues e të kualifikuar në Parc des Princes.

Kampionët e Europës, duhet të rikuperojnë 2-3 e ndeshjes së parë në Allianz Arena dhe tekniku Flick e di se nuk flitet për një mision të thjeshtë, pavarësisht se e quan ‘rikuperim të vogël’. “Ne duam të provojmë një rikuperim të vogël në Paris. Sigurisht, do të jemi të lumtur nëse e arrijmë atë,” shtoi trajneri gjerman. “Ne patëm shumë shanse në ndeshjen e parë, por nuk ishim cinikë. Duhet të bëjmë më mirë. Ne e dimë që nuk do të jetë e lehtë, por ne do të japim gjithçka”, përfundoi Flick.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *