• |
ide | kryesore

E fundit/ Plagoset me thikë një person në Gjirokastër

-Instant, Lajme, Të fundit



Një person ka mbetur i plagosur me thikë në Gjirokastër. Sipas të dhënave zyrtare, sherri ka ndodhur rreth orës 13:10, në lagjen “Pazari i Vjetër”, Gjirokastër.  Pas një konflikti të çastit, shtetasi A. N. ka goditur me mjet të mprehtë shtetasin I. R., rreth 60 vjeç, i cili u transportua për në Spitalin Rajonal Gjirokastër, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe bënë të mundur kapjen e autorit, të cilin po e shoqërojnë për në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *