• |
ide | kryesore

Fier/ E reja humb jetën gjatë lindjes, familjarët kallëzojnë mjekët

Arkiva



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier. 31-vjeçarja Elisabeta Lamaj ka humbur jetën gjatë lindjes në maternitetin e qytetit. Lamaj sapo kishte bërë spinalen, ishte ndjerë keq dhe kishte ndërruar jetë. Të gjendur në këto kushte mjekët kishin ndërhyrë për të shpëtuar fëmijën.

Përmes operacionit u bë e mundur shpëtimi i foshnjës, një vajzë. Pasi u përballën me lajmin e hidhur, familjarët e viktimës kanë hedhur akuza të forta ndaj mjekëve të spitalit të Fierit, ndërsa kanë bërë denoncim në polici. Pritet që prokuroria të nisë hetimet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *