• |
ide | kryesore

Foto e Selena Gomez e gjakosur bën xhiron e rrjetit

-Instant, Paparazzi, Slider



Orët e fundit, në rrjet po qarkullojnë lart e poshtë disa foto të Selena Gomez teksa shfaqet e përgjakur në mes të rrugës, e shoqëruar nga një polic.

Këngëtarja duket e shqetësuar dhe fansat janë merakosur për të, mirëpo gjërat s’qenkan siç duken. Në fakt, Gomez është duke xhiruar për filmin e ri “Only Murders in the Building”, ndaj edhe skena e përgjakshme ishte pjesë e skenarit të filmit. Për këtë arsye, s’ka asgjë për t’u merakosur. Xhirimet e filmit po vazhdojnë dhe ende nuk ka ndonjë datë publikimi. Selena Gomez ka pozuar së fundmi për “Vogue” ku ka sjellë edhe një frymë pranvere-vere me stilin e saj. Artistja është rrëfyer edhe për të shkuarën e saj, problemet financiare të familjes e shumë të tjera.

“Gjithmonë më kujtonin se disa njerëz kishin më pak se ne dhe ne nuk kishim shumë. Por mua më dukej sikur ne kishim, sepse mami im ishte gjithmonë duke bërë mijëra gjëra vetëm për të na bërë ne të lumtur dhe ne merrnim pjesë vullnetarisht në kuzhinë gjatë Ditës së Falenderimeve”, ka treguar Selena.

”U zgjova një mëngjes dhe pashë Instagramin, si të gjithë njerëzit e tjerë dhe hoqa dorë. Isha shumë e lodhur nga të lexuarit gjëra të tmerrshme. Isha e lodhur nga të parët jetën e njerëzve të tjerë. Pas këtij vendimi, ndjeva liri”, ka thënë këngëtarja për largimin nga rrjetet sociale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *