• |
ide | kryesore

Gjirokastër/ U qëllua me thikë, humb jetën në spital 60-vjeçari

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 60-vjeçar u godit me thikë mesditën e sotme në Gjirokastër dhe humbi jetën më vonë në spital.

I plagosuri është identifikuar si Ilir Ruco ka ndërruar jëtë në spitalin e Gjirokastrës.

Personi që qëlloi me thikë është ndaluar nga policia. Ai është Afrim Nazifi 57-vjeçar.

Detaje nga policia: 

Rreth orës 13:10, në lagjen “Pazari i Vjetër”, Gjirokastër, pas një konflikti të çastit, shtetasi A. N., 57 vjeç, banues në Gjirokastër, ka goditur me mjet të mprehtë shtetasin I. R., rreth 60 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili u transportua për në Spitalin Rajonal Gjirokastër, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe bënë të mundur kapjen e autorit, të cilin po e shoqërojnë për në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, për të vijuar me procedurat e mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *