• |
ide | kryesore

Harry, për herë të parë pas një viti mbërrin në mbretëri

-Instant, Paparazzi, Slider



Vdekja e Princit Philip shkaktoi dhimbje të madhe në familjen mbretërore, por po shërben edhe si një mënyrë për të bërë bashkë gjithë pjesëtarët. Ditën e sotme është mësuar se princ Harry ka mbërritur në Britani, për herë të parë që pas largimit nga pallati mbretëror së bashku me Meghan Markle. The Sun ka mësuar se Harry mbërriti sot nga një fluturim i British Airways në Aeroportin Heathrow të Londrës rreth orës 13:15.

Thuhet se ai mbante të veshur një palë xhinse, xhaketë dhe një maskë të zezë e me të mbërritur në aeroport është larguar me makinë drejt pallatit mbretëror. Burimet kanë konfirmuar se ai duhej të udhëtonte menjëherë drejt Britanisë, pasi duhej të qëndrojë disa ditë e i karantinuar para ceremonisë së lamtumirës së Princit Philip. Gjithashtu thuhet se ai do të qëndrojë në Nottingham Cottage, shtëpia ku jetoi me Meghan para martesës.

Nga ana tjetër, është mësuar se Meghan do të qëndrojë në Kaliforni, pasi mjeku nuk ia ka këshilluar të udhëtojë duke qenë se është shtatzënë. Funerali i Princit Philip do të mbahet më 17 prill në St.George Chapel. Eventi do të transmetohet nga Kështjella Windsor. Udhëtimi i Harry-t drejt Britanisë konsiderohet si mjaft i rëndësishëm, sepse këto kohë ai ka pasur marrëdhënie të ndërlikuar me familjen. Madje disa javë më parë ai dha një intervistë shokuese së bashku me Meghan, ku ata zbuluan anën e errët të pallatit mbretëror.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *