• |
ide | kryesore

Hyjnë sot në fuqi masat e reja kufizuese/ Deri në çfarë ore lejohet qarkullimi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Komiteti Teknik i Ekspertëve ditën e djeshme bënë me dije vendimet e fundit sa i përket lehtësimit të masave anti-Covid në vend.

Vendimet:

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur zgjatjen e orës së qarkullimit të qytetarëve deri në orën 22:00 të mbrëmjes, duke filluar nga dita e nesërme (sot) datë 12 Prill.

Po kështu, aktivitetin e bareve dhe restoranteve do të jenë të hapura deri në orën 22:00. Do të vijojë të mbeten në fuqi të gjitha masat e orës police nga ora 22:00- 06:00 të mengjesit.

Rihapjen e fluturimeve me Britaninë e Madhe.

Sipas ministres Manastirliu, situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme, me tendencë në rënie të incidencës dhe kjo është vënë re nga java e tretë e Marsit dhe në vijim.

Rënie është vënë re edhe sa i takon përqindjes së pozitivitetit të rasteve të reja, ku gjatë javëve të fundit ka rënë deri në 12%. Rënia shënohet edhe në shtrimet në spitale.

Një ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi për 238 raste të reja dhe 7 viktima.

Vendimet e Komitetit Teknik të Ekspertëve do të jenë në fuqi për dy javët e ardhshme.



2 Comments

  1. Tre ditet e fundit , domethene ne 22 , 23 dhe 24 prill kufizimet duhet te hiqen fare , sepse jane keto ditet kur manipulimi i votes arrin kulmin . Jane keto ditet qe militantet shkojne shtepi me shtepi dhe blejne votat e fakirfukarait . Sekti mavi edhe sot leviz lirshem , por te pakten te levizin te gjithe ne menyre qe te gjithe te kene frike nga te gjithe dhe te gjithe te ken mundesi te barabarta . Largimi yt o i gjati ine eshte domosdoshmeri kombetare por kurrsesi zgjidhja perfundimtare . Zgjidhja perfundimtare eshte kur ndryshimet zgjedhore dhe kushtetuese tja heqin forcen partive dhe liderave te tyre dhe tja rikthejne perseri forcen e vertet sovranit popull .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *