• |
ide | kryesore

Ish-drejtuesi i Barcelonës tregon të fshehtat: “Shkëmbimi Arthur-Pjanic një nga gafat më të mëdha të futbollit”

-Instant, Sport



“Shkëmbimi mes Arthur dhe Pjanic është një nga gabimet më të mëdha që kam parë në historinë e futbollit. Arthur është 23 vjeç dhe fiton 2 milionë neto dhe e shkëmben atë me Pjanic i cili është 31 vjeç dhe ka një pagë prej 6 milionë.” Mendime dhe fjalë, të shprehura për Sport, nga André Cury, ish-anëtar i sekretarisë teknike të Barcelonës. Një kritikë ndaj klubit të tij të vjetër dhe një kompliment i nënkuptuar për drejtuesit e Juventusit, që kanë fituar shumë në këtë rast.

Ish-drejtuesi nuk u limitua të komentojë vetëm shkëmbimin e verës së kaluar, por gjithashtu zbuloi edhe një prapaskenë tjetër në merkaton Blaugrana. “Neymar ishte shumë afër kthimit në 2019, por ndërkohë e kishim marrë Griezmann dhe ekonomikisht do të ishte mbytëse. Paris Saint-Germain donte 150 milion plus huazimin e Rakitic, Todibo dhe Dembelé, Barça ofroi 130 dhe anashkaloi gjithçka. Vinicius kishte një marrëveshje me Barcelona por menaxherët e tij na tradhtuan. Dy javë para nënshkrimit me Real Madrid ai tha se ishte një tifoz i Barcelonës, se idhulli i tij ishte Neymar dhe se Messi ishte më i mirë se Cristiano Ronaldo. Pastaj, pasi menaxherët e tij kishin qenë në Madrid gjithçka ndryshoi, u zhdukën dhe nënshkruan me Real”, zbuloi më shumë Cury.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *