Të gjitha spekulimet nisën pasi cifti nuk ishte parë më në publik së bashku dhe mendohej se Alex e kishte tradhëtuar JLo me një pjesëmarrëse në një reality show. Këto aludime u hodhën menjëherë poshtë nga Rodrigues i cili deklaroi se nuk është beqar dhe do udhëtonte drejt Republikës Domenikane për të takuar këngëtaren e cila po xhiron atje një film. Pas kësaj ,dyshja hodhi dhe një foto së bashku duke u vërtetuar fansave se ata ishin sërish së bashku. Mirëpo së fundmi,Lopez ka nxitur sërish dyshimet.Përmes rrjetit të saj social,Instagram, ajo ka postuar një foto të saj e ulur në disa shkallë ,por ajo cfarë tërhoqi vëmendjen e ndjekësve ishte se këngëtarja nuk e kishte vendosur unazën e saj të fejesës e cila ka kushtuar rreth 1 milionë dollarë.