• |
ide | kryesore

Justifikimi i radhës i PS: Të dhënat personale na i keni dhënë vetë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Arben Pëllumbi, Sekretar Organizativ i Partisë Socialiste është munduar të justifikojë skandalin me databazën e të dhënave personale që forca e tij politike po përdor për fushatë elektorale. Në një intervistë në “Opinion” ai mohoi që lista e publikuar në lapsi.al të jetë e PS-së sepse sipas tij “atë nuk e ka parë kurrë” dhe se lista e socialistëve “nuk përmban të dhëna private”.


“Në përgjithësi përpara çdo fushate elektorale, të gjitha strukturat me listën e zgjedhësve që publikohet paraprakisht, dalin në terren dhe punojnë duke identifikuar derë me derë votuesit, duke trokitur derë më derë me pyetje që lënë të kuptojnë përkatësinë politike.


Ata që dalin janë të rinj të strukturave që duke trokitur derë në derë sjellin një lloj censusi. Nuk e di çfarë është kjo pamje, por gjithsesi nuk bëhet fjalë për ID, por për përcaktime të preferencave të votuesve”, – tha Pëllumbi.

Pëllumbi shpjegoi më në fund edhe rolin e “patronazhistit”.

“Patonazhist është person i strukturave tona që merr përsipër duke trokitur derë më derë për të marr informacione. Ai është patronazhist i votave socialiste. Bëhet një census dhe identifikohen të gjithë qytetarët që na përgjigjen. Në përgjithësi janë të dhëna të grumbulluara që nga viti 2005 në PS. Nuk janë të dhëna të sigurta”, – u justifikua ai. ©LAPSI.al

4 Comments

  1. Kjo tregon qe ska as Drejtesi te vjeter e as te Re sepse keto pidhrobsha duhet te ishin ne ndjekje penale.

    Spaku i Rilindjes i coi policet te dera emisionit i arrestoi ata qe protestonin per pagen e tyre, kurse per keto robqirat qe kane 930 mije NID ne dore bilbilosin.

    Ishalla me ne fund po e kuptojne dhe socialistet se cfare fare robqiresh jane Rilindesit.

  2. Kur skandali i Panamasë që zbuloi paratë e fshehura të elitës botërore, nxorri në dritë edhe një shqiptar, të lidhur ngushtë me politikën e të gjitha krahëve në Tiranë, Baze publikoi se bëhej fjalë për një biznesmen të quajtur, Ismail Mulleti, ndërtues në vitet ’90, dhe ish-aksioner i një prej hoteleve më të rëndësishme në Tiranë “Hotel Tirana”.

    Por këto biznese ishin thërrime përballë kompanisë “GFI Techologies”, ku ai është bashkëpronar, kompani e cila është e skeduar se fsheh pasuritë në parajsa fiskale në Panama. Baze shkruan se pas këtij biznesmeni, fshihet deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo dhe djali i ish kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha.

    “Ismail Mulleti është mbulesa e Genc Pollos në çdo biznes që nga viti 1996 dhe koncesioni i ngjyrosjes është njeriu që mbulon Shkëlzen Berishën. Lekët i paskan çuar deri në Panama po këta nuk duhen çuar aq larg. S’është keq Burgu Bënçës”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu