• |
ide | kryesore

Juventus rigjen Bonuccin: mbrojtësi mposht Covid, negativ në tamponin e fundit

-Instant, Sport



Momenti më i keq për Juventus duket se ka kaluar. Pas rezultateve që e mbajnë në zonën Champions, bardhezinjtë po rikuperojnë edhe pjesët. Kështu, edhe Leonardo Bonucci është tani në dispozicion të teknikut Andrea Pirlo, pasi është shëruar nga Covid. Klubi i Juventusit e bëri njoftimin në faqen e tij zyrtare, duke saktësuar se tamponi i futbollistit është negative në testin anti-Covid. Mbrojtësi tashmë mund të bashkohet menjëherë me pjesën tjetër të grupit për stërvitje.

Ky është njoftimi për shtyp i klubit torinez: “Leonardo Bonucci ka kryer, sipas protokollit, dy kontrolle me prova molekulare (tampon) për Covid-19 me rezultate negative. Lojtari i shëruar dhe nuk i nënshtrohet më regjimit të izolimit por do të bashkohet me ekipin nesër pasdite në Qendrën stërvitore”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *