• |
ide | kryesore

Kim dhe Kanye vazhdojnë të komunikojnë me njëri-tjetrin

-Instant, Paparazzi, Slider

Në 19 shkurt Kim Kardashian bëri kërkesë për divorc nga Kanye West në gjykatë, duke i dhënë fund martesës së tyre prej një dekade. Ndërkohë që në media janë përfolur arsye të ndrysme për divorcin si tradhti apo konsumim i marrëdhënies, letrat e divorcit kanë zbuluar të vërtetën.
Burime afër dyshes kanë treguar se ata janë duke u përkujdesur për fëmijët, të cilët janë arsyeja e vetme pse ata komunikojnë bashkë, derisa të finalizohet divorci i tyre.


“Kim dhe Kanye po flasin, shumë rrallë. Ka periudha që ata nuk kontaktojnë fare, por Kim gjithmonë u përgjigjet thirrjeve të tij”, thuhet nga burimet pranë dyshes, shkruan “The Mirror”.
Theksojmë se dyshja ndajnë katër fëmijë së bashku, North 7 vjeçe, Saint 5 vjeç, Chicago 3 vjeç dhe Psalm vetëm 1 vjeç.
Kujtojmë se Kim Kardashian ka cituar në kerkesën e saj për divorc se arsyeja e ndarjes mes tyre janë “diferencat e papajtueshme”. Në letrat e divorcit, të siguruara nga “The Sun” gjithashtu konfirmohet se ajo po kërkon kujdestarinë për 4 fëmijët e saj, North, 7 vjeçe, Saint 5 vjeç, Chicago 3 vjeçe dhe Psalm 1 vjeç.
Mediat e huaja kanë raportuar më herët se Kim dhe Kanye kanë vizione komplet të ndryshme për mënyrën e rritjes së fëmijëve të tyre.
Ata e mendojnë krejt ndryshe mënyrën sesi fëmijët duhet të rriten. Kim do ta mbështesë gjithnjë Kanye-n dhe kauzat e tij, por e ardhmja e saj në lidhje me punën, fëmijët dhe jetën në përgjithësi i përket asaj. Eshtë ajo që bën të mundur gjithçka.”-ka treguar një burim për “People”.
Gjithashu Kim ka kërkuar që mbështetja bashkëshortore qoftë nga ajo ose nga Kanye, të përcaktohet pas finalizimit të divorcit. Thuhet se ish-çifti po bashkëpunojnë për një marrëveshje për zgjidhjen e pasurisë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu