• |
ide | kryesore

Meta: 25 Prilli është referendum popullor, që droga dhe trafiqet t’i përkasin të shkuarës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Duke marrë shkasë nga një raport i publikuar nga Europol, Presidenti i Republikës, Ilir Meta thekson se droga dhe trafiqet po ja nxijnë faqen Shqipërisë dhe po e rrënojnë.

Sipas tij, 25 Prilli është referendum popullor, që droga dhe trafiqet t’i përkasin të shkuarës.

“Droga dhe trafiqet po ja nxijnë faqen Shqipërisë dhe po e rrënojnë.

Këtë e thekson qartë drejtuesja e Europolit, e cila bën përgjegjëse “Rilindjen”.

Prandaj 25 Prilli është referendum popullor, që droga dhe trafiqet t’i përkasin të shkuarës”, shkruan Presidenti në reagim.



1 Comment

  1. Ky raporti spo e marrim vesh. Andej nga Bollino as qe behet fjale fare per Shqiperine. Si duket ata kane nje qasje te re ndaj publikimeve per krimin e organizuar. Nje qasje qe eleminon termat “Shqiperi” dhe “shqipetare”. Ne menyre qe te kuptohet me mire idea qe jemi vendi me i mire ne bote, i lumtur, pa krim a korrupsion ku madje nuk ka nevoje as per zgjedhje, opozite apo kritike madjebas per qeveri, fare! Ne kemi te derguarin e perendise, Ramen. I cili me veshe ulur erdhi nga emigracioni ku po rropatej per buken e gojes. Dhe jo se donte per vete, se i kishte ne terezi punet. Kishte nja 10 mil evro pa ardhur ketej. Por zeri nga lart i tha te vinte e na mbinte minister, kre bashkie e partie e tani qeverie. Jo se donte vete, se vete nuk do ore. Por eshte per ne se ne nuk kemi zgjidhje tjeter vec tij. Edhe ai vec nesh. Tani ose na genjen e parrallis ky neve ose perendia ka pas qene tape kur na e ka bere peshqesh!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *