• |
ide | kryesore

Meta: SPAK të hetojë keqpërdorimin dhe vjedhjen e të dhënave personale të shqiptarëve nga PS

-Instant, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me skandalin për  përdorimin e të dhënave personale nga Partia Socialiste përmes portalit e-Albania. Nga Pogradeci, kreu i shtetit kërkoi nga SPAK dhe institucionet e drejtësisë të hetojnë për vjedhjen e të dhënave të qytetarëve nga ana e Partisë Socialiste. Gjatë fjalës së tij, Meta e ka akuzuar PS-në se ka bërë një gjest të papranueshëm dhe të poshtër.

“Është një shkelje e papranueshme dhe e poshtër, e çdo norme dhe çdo morali për të vendosur bazën e të dhënave personale të të gjithë qytetarëve të Shqipërisë në dispozicion të një force politike që ka kapur shtetin dhe nuk pranon të lërë pushtetin, dhe përdor forma të tilla të poshtra, përmes të cilave bën presion qytetarëve shqiptar me qëllim frikësimin e tyre. Koha kur shqiptarët kishin frikë nga qeveria ka mbaruar përgjithmonë, data e fundit ishte 2 marsi. Tani fillon koha kur, qeveria që do të vijë, jo kjo që ka ikur, edhe nga mendja përveç të tjerave, do të ketë frikë nga populli, askush nuk do të cenojë dhe dhunojë të drejtat e qytetarëve shqiptarë”, tha Meta.



2 Comments

  1. Po ti bashke me Lulzim Bashen Ku i merrin numerate e telefonir qe i Qoni mesazhe dhe i merrin Qytetaret direk ne telefone?? thotë:

    More hajdute spak duhet te hetone shite blerjen e votes qe po Ben Lis me te madhe dhe nga vine lek qe ju ke vjedhur Shqiptarve ti bashke me politikanet tjer .. Te dhenat prosonale i Keni me koh dhe i kemi perdorur qe pare 10 viteve e si do Mose Sali Berisha Ku ju Qonte te gjithve mesazhe ne telefonate prosonale po ju more hajdute bashke me Lulzim Bashen Ku i merrin numerate e telefonir qe i merrin dhe ju Qoni mesazhe??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *