• |
ide | kryesore

Në banesë snajper me fishekë dhe drogë, policia arreston 29-vjeçarin

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 29-vjeçar është arrestuar në qytetin e Vlorës pasi mbante armë zjarri në banesë si dhe ushtronte veprimtari kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike. Policia bën me dije se është vënë në pranga 29-vjeçari me inicialet K. Xh. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 29-vjeçarit, efektivët e policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhjetëra doza me lëndë narkotike cannabis sativa, një armë zjarri snajper, 64 fishekë dhe një palë dylbi optike.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme hetimore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *