• |
ide | kryesore

Nisin fluturimet me Britaninë e Madhe pas lehtësimit të masave anti-COVID

-Instant, Lajme, Të fundit



Ashtu siç u bë me dije dje nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, duke filluar nga sot kanë nisur fluturimet me Britaninë e Madhe, të cilat ishin pezulluar prej disa kohësh për shkak të situatës me koronavirusin.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Aeroporti i Rinasit ka njoftuar qytetarët për nisjen e udhëtimeve.

Reagimi i aeroportit

Duke filluar nga sot, British Airways, Easy Jet dhe Wizz Air bëhen gati të rifillojnë fluturimet direkte Tiranë – Londër dhe anasjelltas.
Për detyrimin e karantinës, do t’ju njoftojmë në një postim të dytë.
Faleminderit per durimin. Shëndet të mirë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *