• |
ide | kryesore

Orikum, shpërthen tritoli në një apartament

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një sasi lënde eksplozive ka shpërthyer pasditen e sotme në një apartament. Ngjarja ndodhi në zonën e Orikumit. Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Orikum/Informacion paraprak

Më datë 12.04.2021, rreth orës 18:10, në Orikum, në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit A.Xh, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *