• |
ide | kryesore

Rama nuk ka aleatë pas zgjedhjeve: Nuk shoh parti të ndërmjetme

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“Partia Socialiste beson se pas 25 prillit do të formojë e vetme qeverinë e re”. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë një interviste në emisionin “Me pak fjalë” në Euronews Albania.

“Të jemi realistë. Kemi përballë një konglomerat forcash dhe partish, të cilat i lidh bashkë një betim: “Të heqim qafe Edi Ramën”. Është shumë e thjeshtë. Unë nuk shoh asnjë rrugë tjetër përveçse ne të krijojmë një shumicë të mjaftueshme për të qeverisur dhe për të vazhduar gjërat që duhet të bëjmë, shumë gjëra , të cilat u ngadalësuan për shkak të futjes në mes të tërmetit dhe pandemisë dhe shumë gjera të tjera që janë mundësuar tanimë mbi bazat që kemi vendosur”, – tha ai.

Ai thekson se nuk sheh forca të ndërmjetme në këto zgjedhje, pasi sipas Ramës të gjitha partitë janë bërë bashkë për të larguar Partinë Socialiste nga qeveria.

“Është një hipotezë teorike dhe më duket jorealiste dhe është e kotë ta diskutojmë, sepse po ju them përsëri se ne jemi përballë një konglomerati, i cili është krijuar me oportunizmin e të qenit gjithë bashkë për të hequr Edi Ramën edhe për të larguar PS nga qeveria. Nuk ka forca të ndërmjetme, por janë forca që rrëmojnë në një drejtim. Unë nuk shoh forca të ndërmjetme”, – tha ai. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Ti qe vjedh dhe identitohesh me rrenen. nuk eshte e veshtire te kuptohet se ke derrin brena, o derr i kenaqun e i felliqun!

  2. Xoni ja paska mare borxh kemishen me spaleta Kim Jong Un-it.
    Xono, po pati ndonjehre shtet, ty duhet me ti hedh celesat ne det.

  3. Po pse se bo si Luljeta?
    Thote jam i djathte dhe bo aleance me LSI.
    Bo aleance edhe me Idriz comin edhe me dule Grekun.
    Bo aleance edhe me Mediun republikan edhe me legalitetin.
    Bo aleance edhe me kacin e zi edhe me duken e krimit.

  4. Kur skandali i Panamasë që zbuloi paratë e fshehura të elitës botërore, nxorri në dritë edhe një shqiptar, të lidhur ngushtë me politikën e të gjitha krahëve në Tiranë, Baze publikoi se bëhej fjalë për një biznesmen të quajtur, Ismail Mulleti, ndërtues në vitet ’90, dhe ish-aksioner i një prej hoteleve më të rëndësishme në Tiranë “Hotel Tirana”.

    Por këto biznese ishin thërrime përballë kompanisë “GFI Techologies”, ku ai është bashkëpronar, kompani e cila është e skeduar se fsheh pasuritë në parajsa fiskale në Panama. Baze shkruan se pas këtij biznesmeni, fshihet deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo dhe djali i ish kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha.

    “Ismail Mulleti është mbulesa e Genc Pollos në çdo biznes që nga viti 1996 dhe koncesioni i ngjyrosjes është njeriu që mbulon Shkëlzen Berishën. Lekët i paskan çuar deri në Panama po këta nuk duhen çuar aq larg. S’është keq Burgu Bënçës”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *