• |
ide | kryesore

Raporti/ Europol “nxin” Shqipërinë: Burim kryesor i futjes së kanabisit në BE

Arkiva, Lajme, Të fundit



“Shqipëria mbetet një burim kryesor i kanabisit bimor të trafikuar në BE. Maroku mbetet burimi kryesor për rrëshirë kanabisi të trafikuar në BE. Një pjesë e rrëshirës së kanabisit buron gjithashtu nga Afganistani, Libani dhe Siria”.

Kështu thuhet në raportin më të fundit që ka publikuar Europol për krimin e organizuar në Bashkimin Evropian dhe trafikun e drogës, armëve dhe qenieve njerëzore.

“Rrjetet kriminale që merren me trafik kanabisi janë shumë të organizuara. Ata janë organizuar tipikisht në mënyrë hierarkike të strukturuar me role dhe nivele të përcaktuara mirë përreth udhëheqjes. Edhe në rastet kur është relativisht i organizuar, krerët janë të rrethuar nga një rrjet individësh të angazhuar në veprimtari kriminale” – thuhet në raport.

Trafiku i kanabisit ne BE

Përveç kësaj, shqiptarët përmenden në raportin voluminoz edhe në një rast tjetër kur thuhet se ata e kanë shtrirë gjerësisht veprimtarinë e tyre në fushën e kanabisit edhe në Spanjë. Europol bën me dije se grupet kriminale kryesisht nga shtetas shqiptarë, kanë krijuar fabrika të prodhimit në shkallë të gjerë të kanabisit me 3-4 korrje në vit në zonat e qeta në periferi të Barcelonës.

Duke vjedhur energjinë elektrike, ata kanë shkaktuar humbje në rrjet prej mbi 1.5 milionë euro. Pasi korret kanabisi bimor dërgohet në Holandë i fshehur në paleta të ngarkuar në kamionë.

“Këta kriminelë përdorën gjerësisht mjete të koduara të komunikimit”, – thekson raporti.

Trafiku i kokaines ne BE

Europol thotë se bandat kriminale në Europë janë gjithnjë e më të dhunshme dhe janë përfshirë tashmë edhe në biznese të ligjshme për shkak të dëmit ekonomik i shkaktuar nga Covid-19. Kriminelët po ofrojnë gjithashtu vaksina të rreme të koronavirusit dhe komplete testimi në shtëpi ndërsa kërkojnë të përfitojnë nga përpjekjet globale për t’u rikuperuar nga virusi. ©LAPSI.al

Pjesa e raportit pe Shqiperine



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *