• |
ide | kryesore

Vdekja e Pecorellit, zbulohen zhvillimet më të fundit nga hetuesit italianë

-Instant, Arkiva, Lajme



Mostra e eshtrave të dyshuara që i përkisnin biznesmenit italian, Davide Pecorellit të mbërritura nga Shqipëria në shtetin fqinj, rezultuan të ishin të papërdorshme për të nxjerrë ADN-në. Eshtrat do të krahasoheshin me ADN e familjarëve të sipërmarrësit të San Giustino që u zhduk gjatë një udhëtimi pune në zonën e Pukës në Janar të këtij viti.

Prandaj Skuadra italiane e ngarkuar me çështjen nga Prokurori Publik i Perugia, iu ka kërkuar hetuesve shqiptarë për gjetje të mëtejshme të provave dhe materialeve që do ti shërbenin hetimit. Duke supozuar se materiali biologjik është akoma i disponueshëm në Shqipëri, nuk është e mundur të parashikohet data e dërgesës në Itali dhe, mbi të gjitha, vlefshmëria e tij për një ekzaminim të besueshëm.

Fax News ka raportuar javë më parë rreth përfshirjes në hetime të pistës se zhdukja e biznesmenit mund të kishte ndodhur për pazare të drogës. Në Shqipëri është duke u hetuar në të gjitha pistat, përfshirë edhe mundësinë e përfshirjes së Pecorellit në trafikun e narkotikëve.

Davide Pecorelli, 45 vjeç, me aktivitet në hotelierinë dhe sallonet e bukurisë, zbarkoi në aeroportin e Rinasit në 3 Janar. Ai mori me qira një automjet tip Skoda Fabia, e gjetur pesë ditë më vonë në rrugën e vjetër në Shpal të Pukës. Në kabinën em mjetit u gjet një telefon celular dhe një orë qëdyshohet ti përkasin biznesmenit italian.

Eshtrat e Pecorellit ishin dërguar në shtetin fqinj me kërkesë të këtij të fundit të cilat do të krahasosheshin em vëllain e të zhdukurit, por me sa duket ka rezultuar pa sukses.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *