• |
ide | kryesore

Zaev: Ligji për shtetësi shkon në Kuvend

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Zoran Zaev pas takimit me liderët e partive Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa Zidin Sela dhe Afrim Gashi theksoi zgjidhja për personat pa shtetësi do të shkojë në Kuvend dhe gjatë takimit dukshëm është arritur përparim.

Zaev në fjalën e tij ka thënë  se Propozim-Ligji për shtetësi mund të shkojë me flamur evropian në Kuvend.

Ndër të tjera ai është shprehur se ka të bëjë me rreth 3.500 persona të cilët nuk kanë shtetësi të Maqedonisë.

Ai tha se ka grupet të ndryshme të personave që nuk kanë shtetësi, një grup është që kanë bërë kërkesë por që janë në përpunim, një grup janë fantom që kanë lindur në vend por jetojnë jashtë, një grup është që vijnë nga jashtë dhe janë martuar dhe jetojnë në Maqedoni.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *