• |
ide | kryesore

Zgjedhjet, kryeprokurori takohet me shefen e Misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR

Arkiva, Lajme, Të fundit



Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka zhvilluar një takim me shefen e Misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, Urszula Gacek. Delegacioni I OSBE/ODIHR-it u njoh me rolin e prokurorisë në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ecurinë e procesit të zbatimin e ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksionet publike” dhe hetimin e veprave penale në fushën e zgjedhjeve nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm.

Në takim u diskutua edhe mbi ndihmën që mund të ofrojë Prokuroria e Përgjithshme në funksion të përmbushjes së misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR-it, koordinimin e aktiviteteve dhe shkëmbimin e informacioneve përgjatë periudhës para dhe pas zgjedhore.

Në përmbushje të detyrimeve kushtetuese e ligjore për mbarëvajtjen e proceseve zgjedhore, Prokurori i Përgjithshëm në datë 31 mars 2021 nxori udhëzimin e përgjithshëm “Për disa ndryshime e shtesa në udhëzimin e përgjithshëm Nr.3, dt. 21.06.2019 “Mbi masat administrative dhe procedurale në prokuroritë me juridiksion të përgjithshëm në periudhën para dhe pas zgjedhore”, shpërndarë të gjitha prokurorive.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *