• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Lezhë-Shkodër, mjeti del jashtë rruge dhe plagosen 4 fëmijë 

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mesditë në kryqëzimin e Gjadrit në aksin Lezhë-Shkodër. Përplasja mes dy mjeteve ka qenë aq e fortë, sa njëri prej tyre ka dalë nga rruga, ndërsa tjetri ka pësuar një dëm të konsiderueshëm. Si pasojë e përplasjes së fortë të dy mjeteve janë plagosur katër fëmijë që udhëtonin në automjetin që vinte nga Shkodra. Fëmijët janë dërguar me urgjencë drejt spitalit dhe bëhet me dije se ata janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Nuk dihet ende shkaku i aksidentit, po vlen të theksohet se ky është një aks problematik, me shumë hyrje dhe dalje të rrugëve dytësore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *