• |
ide | kryesore

Të gjithë fajin patronazhistëve

-Instant, 1, Arkiva, Ide



Që prej të dielës, Lapsi.al po i kushton vëmendjen që meriton skandalit të përmasave jo të zakonshme, të vjedhjes së të dhënave të qytetarëve shqiptarë për qëllimet elektorale të PS. Lidhur me interesin që ky “scoop” ka ngjallur, por njëkohësisht edhe për të parandaluar rrezikun e rëshkitjes në vuajerizëm (kush përgjon kë?), është mirë të sqarohen disa gjëra për lexuesit tanë. 

E para është se si rodhi informacioni për 910 mijë votues, emrat e të cilëve ishin të shoqëruar me numrat e tyre të telefonit, me kartat e identitetit, me adresat e shtëpive dhe vendin e punës. 

Eshtë e thjeshtë. Atë vendosi ta nxjerrë një nga socialistët që merren me fushatën në Tiranë. Sipas tij, këto informacione sensitive po përdoreshin nga persona të papërshtatshëm, për qëllime që i tejkalonin interesat elektorale të partisë së tij. Ndoshta ky i penduar për shumë nga rilindasit mund të konsiderohet një tradhëtar, por ai është një hero i qytetarisë. Ai vuri interesin publik mbi partinë dhe për këtë duhet falenderuar.

Ekskluzive/ Si na monitoron Rilindja nr e telefonit, nr ID, vendet e punës, të dhënat konfidenciale për 910 mijë votues të Tiranës

Ne si redaksi, ishim prej kohësh në djeni të kësaj databaze të dhënash, celula qëndrore e së cilës thuhej se gjendej në zyrat e bashkisë. Kishim dëgjuar mjaft rrëfime për këtë. Madje edhe tregime pronarësh mediatikë, që shkonin aty për lejen e ndërtimit të radhës, e ku drejtuesit i tregonin përkatësinë politike të gazetarëve të tyre. 

Për hir të së vërtetës kishim dështuar ta provonim me fakte atë që dinim dhe nuk patëm mundur të shkruanim për këtë skandal. Në momentin kur pothuajse hoqëm dorë, na erdhën provat e funksionimit të këtij piratimi gjigand.

E këtu mbërrijmë tek problemi i dytë, a janë ato prova të pakundërshtueshme? 

Këtë dyshim e kanë shtuar edhe reagimet e figurave të PS që kanë mohuar se ato janë listat e tyre. Por, është interesante të shikohet se si janë përshkallëzuar ato. Fillimisht doli Taulant Balla, që me një qëndrim, as mish as peshk, foli për lista që PS i ka hartuar në vite, përmes punës kokë më kokë dhe derë më derë me militantët e saj. Por kjo alibi ra shpejt. Në media doli se listat nuk përfshinin vetëm votues socialistë, por edhe ata të opozitës, madje gjykatës e prokurorë të drejtësisë së re, apo dhe gazetarë, artistë e personazhe të jetës publike. Pas tij foli Rama për të mos thënë asgjë. Ai u betua se të dhënat e e- Albania, të cilën ai e ka reklamuar, janë të sigurta. Ndërsa në emisionet e mbrëmjes Veliaj dhe sekretari organizativ i PS, Pëllumbi, nuk pranuan që ato janë lista të socialiste. Nga të gjitha obsionet vetëm ky i mohimit kategorik vlen të diskutohet. A na i ka vjedhur të dhënat PS dhe a po na i përdor ajo ato për fushatë? Përgjigjja jonë, nga analizimi i listave me të dhënat e 910 mijë qytetarëve është një PO e prerë. 

Dhe ja përse. 

Në ato lista gjendet një mori e pafundme informacioni sa vetëm dikush që ka akses në serverat shtetërorë mund ta ketë. Por kundër pyetja do qe: po mir edhe PD e LSI kanë qenë me radhë në pushtet, pse mos i kenë rrëmbyer ato? Ose, pse dikush me para, të mos ketë korruptuar dikë që ka akses në këto informacione dhe të ketë arritur ti marrë ato në mënyrë të jashtëligjshme. 

Dokumenti sekret/ Si i përgjon PS prokurorët e SPAK. Sa prej tyre janë votues të sigurtë të Rilindjes (faksimilet)

Natyrisht, që teorikisht të dyja këto versione janë të mundshme. Por ama ka një problem. Në ato lista figuron krahas të dhënave të piratuara dhe emri i “patronazhistit” tashmë të famshëm. Dhe në qindra raste që ne kemi verifikuar ai është zyrtar, militant, apo aktivist socialist. Emrat që ne testuam janë të afishuar në lagje apo qëndra pune si të ngjyrosur me mavi. Pra fakti që të dhënat e grabitura të çdo qytetari, i janë bashkëngjitur shefit të celulës socialiste për rrugicën, pallatin apo shkallën, e mbyll përfundimisht alibinë se kush po i përdor këto lista.

Një problem i tretë është ai i saktësisë së tyre. Të kapur ngushtë, propagansistët e rilindjes kanë ngritur dyshime se ato dokumenta janë kot, se ka shumë pasaktësi, duke përmendur emra të njohur publikë, përkatësia e të cilëve njihet, por në dokumente figurojnë se votojnë për dikë tjetër. 

Po, kjo është deri diku e vërtetë. Edhe unë kam ndeshur në emra familjarësh apo të afërmish të mi, që e di se votojnë për PS dhe që patronazhisti i ka futur në kolonën e të pasigurtëve. Por këtu ka një problem që duhet sqaruar. Vjedhja industriale, ajo e bërë nga lart është e preçize. Numrat e telefonit, ato të ID, janë të gjitha të sakta. Pra ku ka ndërhyrë pushteti, ai nuk ka gabuar. Ku i është lënë në dorë militantëve fundorë të bazës, aty ka ndonjë lajthitje. Tek këta të fundit, qoftë nga padija, qoftë nga meskiniteti i vasalit për ndonjë përfitim të vogël, vërehen gabime. Por kjo nuk i heq asnjë presje- dhe aq më pak shërben si alibi-, krimit të grabitjes të të dhënave personale për qëllime elektorale. Mentaliteti i dikurshëm, i trashëguar nga partia e vjetër, se nuk di gjë Enveri pasi zullumin e bëjnë ata poshtë, nuk është fare bindës.

Ndonëse me trishtim kam vënë re këto ditë, se kjo lloj mëndësie është ende e fortë. Që kur Lapsi.al publikoi lajmin se e posedonte këtë dosje të nxehtë, në redaksi ka vërshuar një fluks i paparë kërkesash, me emaile, mesazhe, në whatsap dhe imbox, ku qytetarët kërkojnë të dinë emrin e patronazhistit të tyre. Kjo lloj mënyre të menduari, tejet personale dhe sipërfaqësore, ngjan shumë me atë të kohës së diktaturës, kur njerëzit përçmonin spiunin e lagjes që i vëzhgonte dhe jo regjimin që ia kishte sjellë tek dera. 

Si përgjohet sipas listave sekrete të PS vota e Ardit Gjebreas, Alketa Vejsiut, Rovenda Dilos, Ermal Mamaqit dhe Arbana Osmanit

Ndonëse shumë prej atyre që e kanë kërkuar ne ua kemi dhënë emrin e përgjuesit të tyre, kjo nuk është mënyra më e mirë për ti’u qasur këtij skandali. Presioni publik nuk mund të bjerë tek ata militantë të ngratë, që nga kërrusja e shtyllës kurrizore, apo nga paaftësia për të kuptuar, janë bërë pjestarë në një krim. Pavarësisht nga kjo, ata janë të ngjashëm me personazhin e famshëm të Oruellit, Winston Smith, i cili shërben për të shpjeguar një sistem me prirje totalitare. Pra, faji nuk mund të gjendet tek të vegjlit. Por shumë më lart. Tek ata që na kanë grabitur si mish për top në funksion të zgjedhjeve dhe që po ia toleruam këtë, nesër do na rishesin edhe te oligarkët apo qendrat tegtare, si masë konsumatore të cilës i duhen vjelur edhe kacidhet e fundit. Ky është realisht thelbi i këtij skandali që e tejkalon 25 prillin: sepse ai na zhvesh çdo lloj privacie, qoftë ndaj pushtetit të politikës, qoftë ndaj atij të parasë.

©Lapsi.al



45 Comments

    1. C’rendesi ka per ke voton Bushati o votues gri ne mavi? Cdonjeri ka te drejte te votoje per ke te doje apo edhe te mos votoje fare. Kjo hyn ne te drejtat e secilit. Problemi eshte perdorimi i paautorizur i te dhenave nga persona qe nuk kane te drejte t’i perdorin dhe problemi i dyte dhe shume i rendesishem eshte a mund te behet ndonje manipulim ne zgjedhje me ID-te e vjedhura. Per kete duhet te reagoje opozita ne unison.

      1. E keqja eshte se keto lista i ka edhe PD, LSI dhe gjithe partite e tjera.
        Por me keq akoma ato ndodhem edhe ne zyrat e ambasadave te russise, serbise, kines, greqise, SHBA etj…

    2. Kjo qe beni ju te lapsit eshte krim nje lloje siq e kane ber te gjitha partite Shqiptare ... Dhe Kjo per fate te keq Ka ndodhe Ku do ne bote edhe ate demokratike dhe do vazhdone te ndodhe ndoshta per jet.. Por ti Bushate e ket semundje nga Gjys thotë:

      Une mendje eshte shume gabime Qe disa njerzve si ne te gjith bote demokratike Qe Jane simpatizane ose punone per interesat e nje partine dhe per idet Qe ata kane ose besone te linqohen ose Tu shkelet privatsija nga nje (medje e lire dhe e pa varur??? ose nga disa Gazetar) Ju po aguzoni te tjeret se na kane shkelur privatsine dhe kane ber krime.. Por ju vet po beni te njenjten gje.. Jeni duke shkelur te drejta dhe privatsine e disa njerzve te tjer edhe ju vet Jeni kriminel dhe hajduta partija as gje me teper.. Po partija Demokratike Ku i merr numrate e telefonit tone dhe te familjarve te mi Qe na marri direk dhe na Qone mesazhe per Qo jave?? A po Kjo nuk ju shqesone juve se ket e Ben Saliu dhe ilir???

      1. O idiot mavri, mos u mundo te justifikosh me idiotsira nje institucion qe ka ka kryer veper penale me ID e personave. E di se cfare mund te besh me ID? Gjeja me e lehte eshte te hapesh nje llogari tek e-albania dhe te veprosh ne emer te dikujt tjeter qe nuk di asgje se cfare po luhet. Gjenden pronat qe posedon secili, targa e makines e secilit, sigurimet shoqerore te secilit (pra vendi i punes dhe sa paguan per shendetesine e koncesioneve si dhe paga qe merr). Gjendet jo vetem adresa e banimit, por edhe te gjithe familjaret e personit. Pra eshte nje kontroll i pergjithshem i jetes se secilit nga ne ďhe, ajo qe eshte kulmi, personat qe merren me keto “zbulime” paguhen si punonjes administrate nga taksat tona. E kupton o qenje e padinjitet se cfare ndodh? Dhe nje pyetje te fundit, cfare do kishe thene ti o i pa(emer)fytyre i lyer ne mavi nese kjo gje do behej nga nje force opozitare?

  1. YMER GELBAZA KELLIRA ,FRROK CUPI DHE KOL SALLAKU SKYPE ,I KENI BERE PER TU HEDGUR PARA TRENIT ,NJE BRAVO GJIGANTE PER LAPSI.al DHE STAFIT thotë:

    KOL SALLAKU SKYPE DOLI DUKE MASTURBUAR LIVE NE SKYPE DHE MBREME ZAGARI VETEN SA NUK FILLOJ TE ZVISHET DHE TE JA FUT MIKUN E TIJ NE GOJE LAP DHJERIT

  2. Reagimet e cakorduara te rilindjes vijne ngaqe nuk e dine saktesisht sesa dini ju. Duke qene se ju u treguat finoke ne fillim ato nuk jane te qarte se cfare dhe sa duhet te mohojne. Kjo gje i ndodh pak a shume ne cdo skandal ku i duhet te kontrolloje demet. Kujtoni mushkonjat e Divjakes.
    Ne kete rast duhet reagim serioz qe opozita nuk po e ben se kjo nuk ka lidhje vetem me zgjedhjet.
    Edi Rama i tradhetoi shqiptaret duke i lene ne meshire te dashamiresise se patronazhisteve te cilet tani i dine perberjen familjare, te ardhurat, numrat e telefonit te grave e vajzave, kur jane e kur nuk jemi ne shtepi, etj.
    Pasoja e pare eshte shkaterrimi i besimit tek platformat online.

  3. ZOTI BUSHATI ,QKA JENI DUKE I BERE ATIJ BATON KURVES PO SI NUK KA TURP FARE ASNUK ZVERDHET ZAGARI KUR ZOTI BUSHATI TALLET ME TE SI ME NJE ZAGAR thotë:

    ZOTI BUSHATI DHE Z SHKULLAKU JU KUJTOHET KUR YMER GELBAZA KELLIRA JA PUBLIKOJ DOSJEN E EDI RAMES SE SI KRISTAQI JA PALLOJ GRUAN EDI RAMES DHE POLLI GREGUN ,OR NJE PYETJE KAM UNE ,KY YMER GELBAZA A KA FEMER QE JA JAP ME AT SURRAT TE SHEMTUAR

  4. Shume i sakte shkrimi i Bushatit. Po te degjoje mbreme perfaqesuesit e PS, te gjithe ishin kontradiktore me njeri-tjetrin dhe kjo tregonte se shperthimi i skandalit i kishte zene te papergatitur dhe cdo gje qe publikonte lapsi.al eshte e sakte. Qe te dhenat jane marre nga e-albania, u vertetua nga Ylli Rakipi te cilit i kishin vene numrin e gruas pasi e shoqja kishte kryer nje veprim tek e-albania ne emer te z. Rakipi dhe kishte dhene numrin e saj te telefonit. Vjedhja e te dhenave nuk eshte risi e rilindjes. Ne vjedhjen e te dhenave rilindja eshte e specializuar, kujtoni kur u kopjua serveri i tatimeve dhe te gjitha te dhenat e tatimpaguesve shkuan ne zyrat e rilindoreve. Fytyra e vrerosur e Veliajt mbreme tek Kol Balla (kaloresi i Fytyres se Vrerosur eshte nje personazh kompleks i letersise shqipe do thonte Spiropalka) dhe fjalori qe perdori, verteton ate qe thote Bushati se zullumet me te dhenat personale behen ne bashkine e Tiranes. Kjo i ul shume piket e Veliajt ne luften per te marre postin e kryetarit te partise dhe, shefi mund te mendoje se Veliaj po i fut sterkembeshin per t’i zene vendin. Duke njohur Veliajn, kjo mund te jete e vertete. Nuk jam dakord me Bushatin kur thote se patronazhistet, jane thjesht hamej. Patronazhistet duhen verifikuar dhe do dale qe pjesa dermuese e tyre jane punonjes te adminitrates shteterore dhe kjo perben nje tjeter veper penale brenda vepres penale te vjedhjes te te dhenave nderkohe qe nje pjese tjeter e patronazhisteve do jene pa diskutim administratoret e pallateve.
    Mendoj qe gjithesecili qe deshiron, te kerkoje emrin e vet dhe jo patronazhistin dhe te grupohen njerezit duke bere padi penale ndaj personit pergjegjes si dhe duke kerkuar demshperblim material nga personi pergjegjes per perdorimin e paautorizuar te te dhenave.

  5. listat i kane te gjitha partite, ps-pd-lsi,
    listat krijohen ne baze te familjareve tane qe shesin sumen per vota, nje kusheri, nje komshi, nje i aferm, etj, cfare te dhenash ka ne celular apo posedon, i shet dhe ua jep shume kollaj.
    kjo praktike ka 30 vjet qe behet keshtu. atehere kush mund te ma shpjegoje sesi me marrin rregullisht ps-pd-lsi, ne telefon sms, etj? une as llogari ne e-albania nuk kam.
    jane call centerat qe marrin te dhenat tona nga kompanite telefonike, eshte akoma me e thelle kjo gje, aty kemi te dhenat id, numer, etj.

    1. Nese ti josixhital nuk ke hapur llogari ne e-albania, provo ta hapesh por nuk do mundesh sepse do te dale qe me ID tende eshte hapur nje llogari nga shoket pateonazhiste te partise

  6. Megjithe respektin per lapsin qe po i ben nje sherbim shume te madh publikut duke qene nje media e

    paaneshme dhe e ekuilibruar, nuk jam dakord me mendimin e shprehur me lart se nuk eshte nevoja te

    dihen patronazhistet, se ata nuk jane fajtore por pika fundore e nje regjimi, vetem ca militante te ngrate

    qe ska pse mbi ta te bjere zemerimi i njerzve. Kjo qasje e lapsit eshte e gabuar, ashtu si ishte e gabuar

    qasja e PD-se pas vitit 1992 qe nuk beri publike dosjet sigurimit qe ta dinin te tere se kush ishin

    spiunat qe u bene veglat qe cuan drejt kampeve te perqendrimit, drejt burgjeve e drejt vdekjes me

    qindra mijera qytetare me pretekstin se mund te kete konfrontime e hakmarrje. Sipas kesaj teorie i

    bie qe nuk duheshin luftuar ushtaret e Hitlerit se ata ishin pika fundore e nazizmit, ca ushtare te

    ngrate qe ishin te genjyer apo te manipuluar nga hitleri. Po ku ta gjenin popujt Hitlerin? Keta

    ushtare nuk ishin hitleri por duart e zgjatura te tij qe duheshin keputur qe Hitleri mos te kishte

    me se te godiste por edhe qe te sherbente si shembull qe para se njeriu te behet vegel e se keqes

    te kete nje urdhes te brendshem qe ia ndalon kete gje. Dhe nqs nuk e ka as ate ndergjegje atehere

    secilit i lind e drejta e vetmbrojtjes.

  7. Keta i kap gafil dhe fajin ua kane te tjeret , keta vjedhin dhe fajin ua ka populli , keta shpifin dhe vrasin dhe fajin ua ka viktima , keta vjedhin te dhenat dhe “fajtor” dalin patronazhistet , keta bullizojne dhe fajin e ka i bullizuari . Ore do prnoni ndonjehere fajin ju ? Te pakten te pranoni fajin kur kapeni me presh ne duar . Apo edhe ju si ne ato filmat qe kur burri hyne papritur ne shtepi dhe ne dhomen e gjumit , e pikerisht ne krevatin martesor gjen gruan me ” kollovarin” ne amplein dhe ajo i thote te shoqit : Nuk eshte ashtu si mendon ti .
    Zullumi juaj do ju demtoje aq keq saqe nuk do kete mundesi njeri tju beje derman .
    Largimi i sektit tuaj antishqiptar mavi dhe burgosja e kryesise se ketij sekti eshte domosdoshmeri kombetare .

  8. Siç mund ta dini edhe ju Andi, partia në kohën e diktaturës komuniste si dhe në kohën e sotme e ringjallur i zgjedh me kujdes njerzit se kujt mund ti besojë. E kanë identikitin se kujt individi i mungon shtylla kurrizore, kush mund të trembet dhe kush është i shantazhueshëm.
    Fakti që nga Bodrumet e Kryeministrisë dhe Bashkisë askush me ndërgjegje njerzore nuk ka dalë përpara e të denoncojë se ajo që bëjnë aty nuk është normale dhe është abuzive, tregon që janë kthyer në kandra të bindura e pa ndërgjegje.

    Juve ju ra në dore ky material për shkak të dëshpërimit që ka kapluar regjimin në grahmat e fundit. Duke u përpjekur për të minimizuar humbjen rilindasit e shpërndanë këtë material, tashmë jo vetëm në bërthamën e vet të kontrollit por edhe më gjerë, në terren tek individët e zgjedhur (administratë ose jo) për tu shantazhuar dhe konvertuar në shërbëtorë të partisë. Në këtë grumbull u ra databaza personave që nuk u ishte bërë vetingu i duhur për besnikerinë ndaj partisë e në fund ra ne duart tuaja nga një njeri që nuk mund t’ja pranonte ndërgjegjia.

    Por duke qenë se është databazë tmerrësisht e saktë dhe e nxjerrë nga institucionet shtetërore (nuk është ealbania i vetmi institucion shtetëror që menaxhon të dhënat e popullatës por dhe gjëndja civile, ujësjellësi, oshe, kadastra, bashkia, policia, prokuroria, shiku etj.. ) problemi është se sa militantë të rilindjes kanë në duar këtë databazë, dhe se çfarë i pengon ata që ta shesin ose japin palëvë të tjera të interesuara si psh biznese ose grupe kriminale.

    ps: mjaft e trishtueshme se në çfarë situate kemi mbërritur, këtë skandal të përmasave epike nuk e trajtoi asnjë media kombëtare, u kalua përciptaz dhe u relativizua si diçka e rëndomtë. Duke provuar se patronazhistët e vërte janë TV dhe Mediat Masive…

  9. Problemi me i madh eshte reagimi i munguar qytetar. Madje ka plot njerez qe kjo u duket normale. Kjo tregon se sa thelle i ka hedhur diktatura rrenjet brenda ndergjegjes sone dhe shpjegon pse ne kete shoqeri diktaturat zene vend dhe pranohen lehtesisht. Ne nje vend demokratik nje skandal i tille e kishte rrezuar qeverine, ndersa ne nuk kemi pike vlerasimi per lirine personale dhe privatyesine e gjithsecilit

    1. Veshtire ta ndash me thike sepse ka shume faktore por e dukshme eshte qe me shfaqjen e rrjeteve sociale rendesia dhe vlera e privatesise kudo ka rene. Kur njerezve j’u dha mundesia te ekspozojne veten para qindra mijera te tjereve kuptuam qe shumica absolute donin ta benin dhe privatesia tani duket me shume nje vlere e shpikur ne rrethana historike te caktuara sesa nevoje e rendesishme njerezore. Kjo, jo per te relativizuar skandalin qe eshte akt i rende dhune shteterore por per te shpjeguar (mos)reagimin e njerezve.
      Socializmi, parimisht, nuk kishte perdorim per privatesine sepse njerezit i percaktonte klasa dhe jo katakteristikat individuale, por edhe ekonomia kapitaliste ka potencial shume te madh standartizues edhe pse behet mbi premisa tjera. Do duhet edhe shume kohe besoj para se ta vendosim nese duhet ta qajme apo t’i gezohemi humbjes se privatesise.

      1. Po ate here pse vazhdon Rama te talli bolet me analistat qe I sherbejne shqupit ,kur I qenka zmadhuar vryma e thirrs.

        1. Tall bolet me analistat e shqupit sepse drejtesine e ka si repart Rilindje dhe me e keqja se shumica e votuesve qe votojne Xonin jane bole si ty.

  10. Oo’pa i iku 50 mijelekeshi Shkodraneve si ne 2013-ten dhe 2017-ten.
    Po tashti cfare do t’bajne patronazhistet lekeshperndares te PS-se?
    Heu bre !!??Ketu ka tradhti burra!!!
    Sigurimi i shtetit te PS-se,asht akoma i forte dhe grusht cilikuleshi rreth Partise!
    Ky pra asht Edvin SHKERDHRAMA.

    Or popull i pashtylle
    Qe gojen per lek t’a kan mbylle,
    Hapi syte or zullap
    Se ridhjerja te quan popull trap!
    E cdo dite Ju vene n’loje
    Sepse je popull pa goje,
    Dhe PS-ne po te votoni
    Ne Europe kurre s’do shkoni!

    Naltgjatsia e tij Edvinmashtruesi
    Qe per pordha asht kampion,
    Deleve te tija mendjen i’a mbushi
    Prijes qe edhe Enver Hoxhes i’a kalon!

  11. Shume i sakte mendimi Juaj i ores 14.55, por une do shtoja se ne nje vend te perbere nga njerez qe e

    duan lirine kjo do te conte ne nje cunam te tille qytetar sa partine qe e ka bere kete veper te perbindshme

    ta nzirrnin jashte ligjit dhe personat pergjegjes te sjkonin para drejtesise .

  12. Falenderojmë Lapsin, si model i gazetarisë profesionale dhe më të ndershme me publikun!

    Edhe pse e majtë.

  13. Vjedhja e te dhenave personale eshte krim.

    Pse Lapsi nuk vendos ta denoncoje kete krim, po per me keq akoma ben publike te dhena personale?

  14. Bushat asgje te re nuk ka ketu.
    Me cdo njesi administrative listat jane gati vetem se nuk kane shume gjera private.
    P.SH. Ata qe jane divorcuar,kane borxhe apo jane bythelepires apo vjedhin etj etj nuk jane ne lista.
    Kam frike se Meta do te turre popullin sepse eshte ne mbrojtje te kushtetutes.
    Mjere ata qe Meta apo Shkullaku do te kapi me lista do ti turrin popllin .
    Ruani bythen se e hani kot dhe vuani tere jeten.
    Askush nuk e can symen per popllin.

  15. të dhënat e Ilir Metës, Sali Berishës dhe Lulzim Bashës vijojnë si më poshtë.

    Pra Basha ka patronazhistë Metën dhe Berishën. Këta të fundit figurojnë të pasigurtë për të votuar Lulzim Bashën. Ndërsa ky i fundit figuron me qendër votimi në Holandë dhe me banim në kompleksin Rolling Hills…O bushat po si nuk shkruajtet nje reject per mesazhet qe i shkonin qytetareve duke perfshire dhe veten time qe nuk pushonin se derguari kete mesazhet nga tre here ne dite me nr telefoni 0684056518 lind pyetja ku i ka gjetur pd e lulzime salih BBasha keto nr telefonash të qytetareve,kete nuk e shikoni ju të lapsit dhe ti o bushat,per ty kur behet majtas eshte skandal,kur behet djathtas eshte e mire se lulushit i duhet ndryshimi,por karin tim do mereni ju pas dy javesh

  16. Dikur Parti e Punes,
    gjithe jeten e kontrollonte,
    nga pune, tallone, triska,
    autorizime ajo leshonte,

    …por ja na erdhi Rilindja,
    pra me kembe te mbara,
    dhe praktiken e PPSH,
    na e coi shume perpara,

    te dhenat per te gjithe ,
    ne Tirane si fillimisht,
    i ka Rilindja ne duar,
    te Sigurta, sigurisht,

    o Populli yne shqiptar,
    qe shkon nga Halli ne Hall,
    rri i qete se te dhenat e tua,
    i ka ne dore Tao Balla Budall!

  17. “Numri ID përdoret kudo”! Koordinatori i IT në PD: Nuk aludoj dot që të dhënat janë marrë nga e- Albania,eshte me mire ti kete salihu o budallenj funksional se ju ka hyre dhe do vazhdoje tju hyj neper dhomat e gjumit,lexo njerzit qe kuptojne nga IT si ky burri qe ka fshire të gjithe serverin e kryeministrise kur salihu e lulzimja vrane kater abballare me duar ne xhepa o byrektor budalle

  18. Ata që e ndoqën atë emision, panë sesi kreu i opozitës i iku në mënyrë të shëmtuar dhe aspak elegante pyetjeve për 21 janarin dhe zgjedhjet e trukuara lokale, ku ai e mori mandatin e kryebashkiakut të Tiranës nmë tavolinë, me duart e Arben Ristanit. Ne do të rrisim pagat dhe pensionet, qe pak a shumë përgjigja e Lulzim Bashës për këto pyetje, duke vendosur një standart qesharak komunikimi me publikun e shumtë që e ndiqte. Ju vramë por do ju rrisim rrogat, qe domethënia e pashprehur e asaj sjelljeje, që në thelb tregon mungesë lidershipi dhe peshe, në një garë me shumë rëndësi, si ajo për postin e kryeministrit të pas 25 prillit.

  19. Patronazh, patronazhist kisha 40 vjet pa ia degjuar emrin. Erdhi Edo-hani qe te na kujtonte ato vite te “lumtura.”
    Shpresoj vite me vone kur historia te shkruhet si duhet emri jot te nxihet dhe te kujtohet me dridherime me keq se enveri.

  20. merrjani ne goje Edit te gjithe ju cecenet e Lapsit bashke me motrat dhe nonat tuaja ,filloni nga Andi Bythati

  21. database me të dhënat personale të të 3 milion shqiptare shqiptarëve mund të blihet edhe në internet për vetëm 1500 lekë të reja, apo 12 euro.
    Bëmë një provë, e blemë 12 euro duke paguar përmes sistemit paypal, shkarkuam database, për pak minuta e instaluam në kompjuter dhe përmes kësaj baze të të dhënave kërkuam dhe gjetëm emrin, datën e lindjes, atësi, adresa dhe informacione private të njërit prej gazetarëve tanë. Bëhet fjalë për shumicën e informacioneve që janë edhe tek ”database” që sipas PD përbën një skandal.
    Cili zyrtar publik vodhi këtë database dhe e shpërndau në internet? Përgjigja duhet të vijë pikërisht nga PD, sepse database që shitet sot online është ajo e vitit 2008, kur Partia Demokratike ishte në qeveri. Edhe atëherë si sot, regjistri i gjendjes civile ishtë nën kontrollin e Ministrit të Brendshëm dhe në vitin 2008, viti ku referohet databaze e vjedhur, Ministri i Brendshëm ishte Bujar Nishani.

  22. Berisha: Edhe unë do i sakrifikoj fëmijët e mi si Adem Jashari. Basha: Fëmijët e mi jetojnë në Holandë, pa i sakrifikoja dhe unë

  23. Kryetari i opozites duhet ti premtoj shqiptareve qe per kete skandal do te kerkoje denimin e personave qe jane mare me kete spijunllek dhe te votojne ligje qe kjo ndyresire te denohet ligjerisht. Te ne reziku i kthimit ne diktature eshte i madh. Nuk jam dakord qe spijunet e vegjel jane te pafajshem, ato jane po aq te fajshem sa shefat e tyre.

  24. Dogjën mandatet, por Berisha, Tit Vasili e Grida Duma marrin qindra mijë lek në muaj prej vitit 2019,bravo byrektori me i ri astriti i partise,po per sms e bashes qe dergohen ne qindramijra qytetare do thuash ndonje fjale,nr i tel eshte 0684056518,propozo ndonje ligj thuaj bashes per kete shkelje

  25. Thirrja e saj është kundër tyre dhe ata janë edhe në PS, edhe në PD dhe sidomos në LSI, apo edhe të pavarur.

    Ne e njohim betejën e saj dhe të paraardhësve të saj në këtë drejtim, dhe të gjithë e dimë se nuk e ka për një palë kundër tjetrës, por për të gjitha palët që duan ta mbështesin të ardhmen politike tek elementë politikë me influencë kriminale, ose të inkriminuar.

    Prandaj keqpërdorimi është një naivitet, por që në këtë rast tregoi një gjë të rëndësishme. Tregoji se këtu të gjithë shpresojnë tek SHBA. Edhe ata që e kanë sulmuar deri më sot, paskan nevojë për mbështetjen e saj dhe të SHBA-së.

    Kjo ka rëndësi, po të kujtojmë se po krijohej ideja, që Meta dhe Berisha po formonin profilin e tyre si anti-amerikanë, dhe po bënin betejë me ta. Në këtë aspect, ishin duke prodhuar një risi në politikën shqiptare.

  26. Kam 20 vjet qe jetoj jashte shqiperise. Nuk ka rastisur asnjehere qe te jeme per zgjedhje ne Tirane. Une dhe burri im figurojme qe kemi votuar tre here per PS. Dmth, qe bierini daulles ju aty kur shkoni per votim, se vetem me falsifikimin e votave te emigrante e kane te paster fitoren PS edhe kete here. Kete patronazhistes tone Violeta Kerxhallit qe e ka surratin si kali i qyqes nuk e kisha pare ndonjehere ne lagje plehren

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *