• |
ide | kryesore

Basha: Do të hapim negociatat me BE-në në 100 ditët e para të mandatit

-Instant, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se brenda 100 ditëve të para të mandatit qeverisës do të hapen negociatat me Bashkimin Europian.

Basha kujtoi edhe kohën kur premtoi heqjen e vizave, pas plotësimit në kohë rekord të 150 kushteve.

A do jemi pjesë e Bashkimit Europian brenda mandatit të parë?

Basha: Unë ju garantoj që brenda 100 ditëve të para ne do të hapim negociatat. Ne do të hapim negociatat dhe më vjen mirë që si kudo tjetër edhe këtu ju e prisni këtë me optimizëm dhe me besim.

Kur kemi qenë prap bashkë në një takim në Kavajë dhe ju thash që do të heqim vizat nuk ka qenë ky reagim. Ra heshtja. Disa ulën kokat dhe jam i sigurtë që menduan ‘kjo nuk ka për të ndodhur’, ‘ça po na thotë zoti Basha, do heqim vizat, ëndërr e pamundur’ dhe ja ku jemi. Për këtë merita është e çdo shqiptari dhe në veçanti e atyre që i bëjnë realitet fjalët e dhëna.

150 kushte për të hequr vizat dhe i plotësuam në një kohë rekord se ne e ndjenim se çfarë peshe e rëndë ishte kjo për çdo familje shqiptare.

 



5 Comments

  1. Me Ramen kryeminister , kurre nuk kane per tu hapur negociatat me BE*ne, sepse kurre

    nuk mund te plotesoje kushtet, sidomos ate kushtin per denimin e grupi kriminal te dosjes 184

  2. Do plotsosh 15 kushtet ne 100 ditet e para ?
    Deri tani ke bertitur se jane 15 kushte. ( ku shume perj tyre duan te pakten nja 10 vite te plotsohen) .
    Tani thua se gjithcka do te rregullohet per 100 dite.
    Kur e paske patur ‘ shkopin magjik’ ne dore per te hapur negociatat….. , perse nuk e ke perderorur , panvarsisht se ishe ne opozite.
    Do fitoje me shume vora , Do fitoje me shume simpati, Do te ishte nje sfidim i Rames.

    Deklarata per budallenjte.

  3. Ata që e ndoqën atë emision, panë sesi kreu i opozitës i iku në mënyrë të shëmtuar dhe aspak elegante pyetjeve për 21 janarin dhe zgjedhjet e trukuara lokale, ku ai e mori mandatin e kryebashkiakut të Tiranës nmë tavolinë, me duart e Arben Ristanit. Ne do të rrisim pagat dhe pensionet, qe pak a shumë përgjigja e Lulzim Bashës për këto pyetje, duke vendosur një standart qesharak komunikimi me publikun e shumtë që e ndiqte. Ju vramë por do ju rrisim rrogat, qe domethënia e pashprehur e asaj sjelljeje, që në thelb tregon mungesë lidershipi dhe peshe, në një garë me shumë rëndësi, si ajo për postin e kryeministrit të pas 25 prillit.
    Shpellkaret të merzitur me deklaratat pa haxhi të lulzime salih BBasha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *