• |
ide | kryesore

Basha i përgjigjet Ramës nga Kavaja: Pas 8 vitesh a do t’i hapet dera dështakut për herë të tretë? Sigurisht që jo!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur nga Kavaja Edi Ramës i cili e sulmoi nga Njësia Nr.1 në Tiranë për premtimet gjatë fushatës elektorale. Basha thotë se pas 8 vitesh, Ramës nuk ka për t’iu hapur më dera për herë të tretë.

Ai thekson se është përgjegjësia e shqiptarëve që të dalin më 25 prill e të votojnë pasi vetëm kështu mund të vijë ndryshimi.

Rama e ironizoi Bashën në Tiranë duke thënë se lideri i opozitës premton vetëm lekë, por në fund do i fusë mbështetësve të tij dy gishtat në sy.

‘’Rruga 8-vjeçare dihet se ku na ka çuar. Projeksionet e kësaj rrugë dihen po ashtu, i ka publikuar OKB-ja. Që me këto ritme Shqipëria do të katandiset në një vend me 1 milionë njerëz, shumica mbi moshën 55 vjeç. Ndaj, edhe pyetja me 25 prill është: do ta lejojmë këtë të ndodhë? Pas 8 vitesh dështimesh a do t’i hapet prapë dera dështakut për herë të tretë edhe 4 vjet të tjera? Sigurisht që jo! Këtë e dëgjoj kudo. Jo thoni ju, jo thotë Shkodra, jo thotë Vlora, Korça, Fieri dhe Berati. Pra, miqtë e mi mos harroni entuziazmi juaj është paralajmërimi i ndryshimit, por ndryshimi i vërtetë është përgjegjësia juaj.

Entuziazmi juaj është paralajmërimi i ndryshimit, por ndryshimi i vërtetë është përgjegjësia juaj. Gjithsecili prej nesh këtu një votë ka. Është përgjegjësia juaj që të dilni masivisht më 25 prill, që mos të lini asnjë shok, asnjë mik, asnjë familjarë që mund të votojë, pa dalë për të votuar. Vetëm kështu mund të vij ndryshimi. Vetëm duke dal të gjithë, duke votuar numrin 9 do të vij ndryshimi të cilin e duan dhe e presin dhe e meritojnë të rinjtë shqiptarë dhe prindërit e tyre.’’- tha Basha.



3 Comments

  1. Ata që e ndoqën atë emision, panë sesi kreu i opozitës i iku në mënyrë të shëmtuar dhe aspak elegante pyetjeve për 21 janarin dhe zgjedhjet e trukuara lokale, ku ai e mori mandatin e kryebashkiakut të Tiranës nmë tavolinë, me duart e Arben Ristanit. Ne do të rrisim pagat dhe pensionet, qe pak a shumë përgjigja e Lulzim Bashës për këto pyetje, duke vendosur një standart qesharak komunikimi me publikun e shumtë që e ndiqte. Ju vramë por do ju rrisim rrogat, qe domethënia e pashprehur e asaj sjelljeje, që në thelb tregon mungesë lidershipi dhe peshe, në një garë me shumë rëndësi, si ajo për postin e kryeministrit të pas 25 prillit.

    1. Epo dhe lidership diktatori si i Rames nuk na duhet o sufllaqe. Sa per ato vrasjet, ju shkuat me hunj, gur e dogjet makina. Ai qe vrau e graduat Kryerilindes ne Mat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *