• |
ide | kryesore

Basha: Qeveria e re do të ketë fytyrën e të rinjve! 25 prilli do të jetë dita e ndryshimit dhe fitorja e shqiptarëve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu demokrat, Lulzim Basha, në një takim në fshatin Vil Bashtovë, në Kavajë, tha se prioriteti i Partisë Demokratike është që të anëtarësoje Shqipërinë në BE, e u zotua, se negociatat do të hapen në 100 ditët e para të qeverisjes së tij. Basha theksoi se qeveria e re do të ketë fytyrën e të rinjve dhe më e rëndësishmja sipas tij, është se nuk do të ketë më ndasi politike.

“Kam disa dokumente që më qëndrojnë gjithmonë në tavolinë, një është Kushtetuta dhe një tjetër është një dokument ajo listë, e të rinjve dhe të rejave, që u shoqëruan, arrestuan, barbarizuan, sepse protestuan për liri, demokraci dhe zgjedhjeve të lira. U kam thënë që kur të vijë dita, për secilin prej tyre, me emër dhe mbiemër, sepse ju i dhatë Shqipërisë shpresë, me zërin tuaj, qëndresën tuaj. Nuk do të jetë larg, fshati i atij djali, që e detyruan të vriste veten se e kishin kapur me një cigare hashash.

Sa e sa familje janë shtyrë drejt mjerimit. Mos kujtoni se gëzimi, shpresa dhe optimzimi tek fitorja më bën të harroj vuajtjen tuaj, përkundrazi, sa më motivon ndryshimi që do të bëjmë më 25 prill, aq edhe hallet e problemet tuaja. Sot ka një mesazh, më 25 prill, duke votuar PD, ndryshimin, më jepni mundësinë mua dhe qeverisë të ardhshme për të vendosur drejtësinë për çdo qytetar e qytetare që i është mohuar këto 8 vite. BE dhe ekonomia janë prioritete absolute të programit tonë. Shtyllat e planit tonë, mbi të cilën kam shkruar dhe një libër, janë integrimi në BE, rritja e pagave, punësimi. Nuk integrohesh në BE me 200 euro rrogë dhe një person që ka të gjitha pushtetet. Të gjithë shqiptarët e dinë se e vetmja mënyrë për të arritur paga dhe arsimim është anëtarësimi në BE. Misioni im tjetër në politikën është t’i hap rrugën të rinjve, ata që sot nga ambiciet janë njësoj si rinia Evropiane. Nëse ka një rrugë që Shqipëria ka hyrë në Evropë është rinia shqiptare, ndaj misioni im është të hap rrugën rinisë të marrë fatet dhe drejtimin e vendit.

25 prilli do të jetë dita e ndryshimit dhe fitorja e shqiptarëve. Jam shumë krenar, që ekipi ynë përfaqësues do të japë përgjithësi, me mua në krye, kemi nëna, bashkëshorte, si Grida Duma, Anduena Qefalia, sepse të gjithë bashkë kemi një synim, që na bashkon përtej politikës. Kryeministrinë ikje ka kërkuar të përçajë shqiptarët, por s’ia ka dalë dot. Më shumë se kurrë më parë socialistët po i bashkohen radhëve që duan ndryshim,. Në të gjithë vendin socialistët po bashkohen me ne, sepse ne jemi ndryshimi. Qeveria e re, nuk do të ndajë në dysh shqiptarët, por do i bashkojë. Unë ju garantoj që brenda 100 ditëve të para do të hapim negociatat. Do i hapim dhe më vjen mirë që ju e prisni këtë me optimizëm dhe besim. Kur kemi qenë në Kavajë e kam thënë do të heqim vizat, nuk ka qenë ky reagim, ra heshtja, disa ulën kokat.

Ja ku jemi, për këtë merita është e çdo shqiptari, në veçanti të atyre që bëjnë realitet fjalët e dhëna. 150 kushte kishim dhe i plotësuam në kohë rekord sepse e dinim ça peshe e rëndë ishte. A ka nënë shqiptare që nuk i dhemb që nuk ka fëmijët pranë. A ka motra që nuk i dhemb mosprania e vëllezërve të tyre, kjo është një katastrofë që është thelluar në këto vite. Ne ia dolëm të hiqnim vizat. Tani kem synim tjetër, ta bëjmë Shqipërinë anëtare të BE dhe kjo do të garantojë një herë e përgjithmonë, që askush të mos marrë peng familjen tuaj”, u shpreh kryedemokrati.



6 Comments

  1. të dhënat e Ilir Metës, Sali Berishës dhe Lulzim Bashës vijojnë si më poshtë.

    Pra Basha ka patronazhistë Metën dhe Berishën. Këta të fundit figurojnë të pasigurtë për të votuar Lulzim Bashën. Ndërsa ky i fundit figuron me qendër votimi në Holandë dhe me banim në kompleksin Rolling Hills…

  2. Hera e pare qe i permend te burgosurit politik te kauzes per zgjedhje te lira. Per mendimin tim ato jane te tradhetuar, te zhgenjyer se u perdoren si mish per top dhe me shume mundesi kane ikur apo jane me valixhe ne dore. Gjithsesi nese ne pushtet zbaton parimin baze te atij dokumentit tjeter, zgjedhjet e lira e te ndershme, e ke shlyer detyrimin moral dhe ndaj atyre te listes.

  3. Ky eshte nje BQ i pashoq.

    Fytyra e rinise thote. Ne lista ka Berishen, Shehin, Noken, Mulin, Dulen, Mediun, Duken…. te gjithe ne vende te sigurta. Te gjithe xhaketa te kthyeme dhe arnueme nga 100 here.

    Flet per mjerimin ky pidhrobsh qe per cdo dy vjet shto nga nji vile apo makine 100000 euro.

    Flet per emigrim kur te shoqen dhe gocen i ka me pashaporte hollandeze.

    ik ere BQr

  4. Ata që e ndoqën atë emision, panë sesi kreu i opozitës i iku në mënyrë të shëmtuar dhe aspak elegante pyetjeve për 21 janarin dhe zgjedhjet e trukuara lokale, ku ai e mori mandatin e kryebashkiakut të Tiranës nmë tavolinë, me duart e Arben Ristanit. Ne do të rrisim pagat dhe pensionet, qe pak a shumë përgjigja e Lulzim Bashës për këto pyetje, duke vendosur një standart qesharak komunikimi me publikun e shumtë që e ndiqte. Ju vramë por do ju rrisim rrogat, qe domethënia e pashprehur e asaj sjelljeje, që në thelb tregon mungesë lidershipi dhe peshe, në një garë me shumë rëndësi, si ajo për postin e kryeministrit të pas 25 prillit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *