• |
ide | kryesore

“Borussia nuk do të shesë Haaland? Nuk jam dakord”: Raiola gati të përsërisë çështjen-Mkhitaryan

-Instant, Sport



“Drejtori sportiv i Dortmundit Michael Zorc na tha se ata nuk duan të shesin Haaland gjatë verës. Unë e respektoj opinionin, por kjo nuk do të thotë që edhe unë jam dakord.” Këto janë fjalët e menaxherit të norvegjezit Mino Raiola, të thëna gjatë një interviste me transmetuesin gjerman Sport1 dhe që synojnë të provokojnë një seri konkluzionesh për të ardhmen e sulmuesit më të kërkuar në futbollin botëror.

Menaxheri i famshëm, i ngacmuar mbi hipotezën e një kalimi të klientit të tij te të mëdhenjtë e futbollit spanjoll, të testuar gjatë një udhëtimi të fundit të tij, u përgjigj: “Udhëtimet e mia të shpejta në Madrid dhe Barcelonë? Thuhen shumë budallallëqe, por mua nuk më intereson. Unë kurrë nuk do të flas për negociatat me mediat. Unë flas për këtë vetëm me lojtarët, me familjet e tyre dhe me klubet e tyre përkatëse “.

Transmetuesi gjerman, megjithatë, kujtoi precedentin e Mkhitaryan, një episod që daton që nga viti 2016 dhe që përfshinte Raiola dhe Borussia Dortmund, me klubin gjerman që donte të mbante armenin, duke zgjatur kontratën e tij, por u gjend i detyruar të shesë lojtarin te Manchester United sipas dëshirës së menaxherit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *