• |
ide | kryesore

Deklaratë e fortë nga Yuri Kim: Nëse doni ndryshim, votoni ndryshimin në 25 prill

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka bërë deklaratë mjaft të forta në një intervistë për emisionin “Përballë” në RTSH. Diplomatja amerikane tha se këto zgjedhje janë një mundësi për shqiptarët për të ndëshkuar fenomene që i kanë lodhur si korrupsioni, kriminelët, pandëshkueshmëria.

“Shqiptarët që takoj kudo në vend më thonë se iu ka ardhur në majë të hundës nga korrupsioni; iu ka ardhur në majë të hundës nga pandëshkueshmëria; iu ka ardhur në majë të hundës nga kriminelët që ulen në parlament. Epo, ky është momenti. Ma tregoni me veprime, tregojeni me veprimet tuaja se e keni seriozisht.

Nuk mund të ndodhë që më kërkoni opinionin tim si Shtetet e Bashkuara, unë jua jap dhe pastaj ju vazhdoni të bëni të njëjtën gjë. Nëse doni ndryshim, votoni për ndryshim. Nëse doni kriminelë, votoni për kriminelë. Por ajo që bëni duhet të përputhet me atë që thoni se doni. Dhe 25 prilli është momenti” – tha Kim.

Diplomatja amerikane ishte e drejtpërdrejtë duke u kërkuar shqiptarëve të mos votojnë persona që janë shpallur “non grata” nga SHBA ku edhe pse nuk përmendi emra referenca ishte e qartë.

“Kur kërkoni ndihmën e Shteteve të Bashkuara, ju kemi treguar qartë se kush nuk duhet të jetë në parlament, kush nuk duhet t’ju përfaqësojë. Ky person është dikush të cilit i ndalohet të hyjë në Shtetet e Bashkuara, në të gjithë vendin, nga Sekretari i Shtetit, për korrupsion madhor, ndaj mendoj që kjo ka më shumë peshë se çfarëdo fatura dyqanesh që paguan, çfarëdo fature spitali që ka paguar. Fakti që vjen në dasmën e vajzës tënde nuk do të thotë se është njeri i mirë.

Dakord? Ndaj, mendoj se votuesit duhet ta mendojnë këtë. Duhet të vrasin mendjen, kur kriminelët dhe të tjerët vijnë tek ata për t’iu blerë votat… Pse i quaj kriminelë? Sepse përpjekja për të blerë vota është një krim ndaj jeni një kriminel. Nëse përpiqeni të bleni një vote, jeni një kriminel” – tha Kim. ©LAPSI.al



20 Comments

  1. Edhe budalla do e kuptonte, me troc s ‘ka. Te shohim ne c’kategori futen shqiptaret te cilet kane nje shprehje Uji qe nuk rrjedh qelbet
    Shqiptaret duhet te bejne rrotacion cdo kater vjet derisa drejtesia te jete konsoliduar dhe PUSHT etaret te mos kene kohe te qelben ne korrupsion dhe krim duke menduar se jane te perjetshem.

  2. Me qarte se keshtu nuk ka !!!
    Mjaft me turqizma e arabe , me mashtruesa dhe Injorante.
    Mjaft me rilindas dhe komuniste rrace e felliqur , rrace inferiore !

      1. Ecet me malesore o robqir ecet. Por nuk ecet me rracizmin tuaj per gjysmen e shqiperise.
        “Maloket” qe i etiketon ti, jane njerez te vuajtuar, mikprites e shume bujar si 99% e shqiptareve.
        Te pakten nuk te kacavirren ne kofano te makines si leopard per nje peshk te papaguar (per fajin e zengjinit te ri “jomalok”.

        Cuna si ti jane kokrra e bythqimit qe mundohesh te fusesh percarje. Ne kemi te gjithe miq e shoke nga tera krahinat por Aldove si puna jote duhet tju shkerdhesh robt nga cilado krahine e Shqiperise te jeni.

      2. Maloket,labet,myzeqaret jane te gjithe vellezer e i perkasin djepit te njerezimit.Pellazgjise!!!te kuqte jane nje sekt satanik qe ndjell vetem varferi e vdekje.nuk po zgjatem me babuina si ty.

  3. Me hapur dhe direkt se kaq nuk kishte se si e thoshte. Tani e kane ne dore vete pellazget: 4 vjet te tjera nenshtrim dhe poshterim rilindas apo 4 vjet me te keqen me te vogel (nje lloj normaliteti ballkanik)

    1. Change me ke? Me moniken ilirin dhe lulin qe kane 20 vjet qe na rrejne? Change vetem me njerez e figura te reja jo me kta te lodhurit

      1. Ky i lodhuri e gjumashi te beri te udhetosh ne Eurpo me pasaporte vetem o bythqir e mos rrish dyerve te ambasadave te blesh viza si klysh panine.

  4. Fart o kimete, Fart
    Shi kur te dali tau palla, si me rastin e tom doshit dhe te thote:
    “Tha gjo me emer per ne?! Se ka me ne!”
    Kimetja bo sikur zihet me karmunistet!

  5. O idiota qe nuk arrini te kuptoni se cfar do te thot ambasadorja Amerikane. Ajo thote votoni ndryshimin dhe kuptimi eshte qe populli te votoje Edi Ramen qe ti behen tre mandate ne nje kohe qe Pd nuk e ka artitur ta beje kete dhe nuk do e arije kurre. Pra ky eshte ndryshimi PS tre mandate rresht se e meriton se nuk vret njerez si PD.

  6. Pd te pregatitet te mos pranoje rezultatin e votimeve dhe te filloje protestat e dhunshme se per te fituar ahaaaaaaaa nuk fitone dote edhe dy apo tre mandate te tjera. Vetem po i deshi k… Rames ti leri te fitojne.

    1. Edhe Merkelit ja qr fillojne i firojne votat sa me shume mandate kalon, kurse Mulla Omarit thua ti i shtohen. Pervec teje, besoj se dhe kllufat si puna jote ta kene kuptuar me se me cfare skizofreni e banditi kane te bejne.

  7. Fole me ne fund tiiiiii?e moren vesh dhe keta familje qiret e Ripjerdhjes se u erdhi fundi me gjit ate kurvin Erionke?

  8. Me cope se kaq s’kam degjuar ndonje diplomat te flase.

    ” votoni kunder atyre qe kane futur kriminelet ne parlament, votoni ndryshimin”

    Me troç se kaq. I mbeti veç te thoshte votoni PD…. ahahahahah

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *