• |
ide | kryesore

“Je një bastard” nuk llogaritet: Gjykatësi Sportiv dënon Ibrahimovic vetëm një ndeshje

-Instant, Sport

Në fund, është vetëm për një javë skualifikimi për Zlatan Ibrahimoviç pas kartonit të kuq të marrë në Parma. Gjykatësi Sportiv në fakt ka zgjedhur linjën e butë, duke shmangur kështu rekursin praktikisht të qartë të Milanit, që do të kishte lëvizur në rast të dy raundeve pezullim. Motivimet flasin për “kritikë mosrespektuese ndaj drejtuesit të ndeshjes” pa iu referuar ndonjë fjalie në veçanti.


Në veçanti, gjykatësi shkruan se Ibrahimoviç “në minutën e 15 të pjesës së dytë, ka thënë, me një qëndrim provokues, një kritikë mosrespektuese ndaj drejtuesit të ndeshjes”. Që nënkupton se raporti i Marescas nuk e kishte justifikuar, siç mund të ishte e mundur, sulmuesin e kuqezinjve, por gjithashtu edhe se arbitri napoletan padyshim që nuk e kishte forcuar dorën dhe mbi të gjitha nuk përmendi atë “je një bastard” për të cilin u fol menjëherë pas ndeshjes dhe të cilën audio nga fusha e kishte mohuar.


Këta janë lojtarët e tjerë të ndaluar për një javë:
CAICEDO COROZO Felipe Salvador (Lazio): për sjellje jo korrekte ndaj një kundërshtari; ishte i paralajmëruar (sanksioni i pestë).

CRISCITO Domenico (Genoa): për sjellje jo korrekte ndaj një kundërshtari; ishte i paralajmëruar (sanksioni i pestë).

GAGLIOLO Riccardo (Parma): për sjellje jo korrekte ndaj një kundërshtari; ishte i paralajmëruar (sanksioni i pestë).

LOZANO BAHENA Hirving Rodrigo (Napoli): për sjellje jo korrekte ndaj një kundërshtari; ishte i paralajmëruar (sanksioni i pestë).

PELLEGRINI Lorenzo (Roma): për sjellje jo korrekte ndaj një kundërshtari; ishte i paralajmëruar (sanksioni i dhjetë).

ROMERO Cristian (Atalanta): për sjellje jo korrekte ndaj një kundërshtari; ishte i paralajmëruar (snksioni i dhjetë).

TUIA Alessandro (Benevento): për sjellje jo korrekte ndaj një kundërshtari; ishte i paralajmëruar (sanksioni i pestë)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu