• |
ide | kryesore

AKSHI problem kombëtar që duhet zgjidhur, shpenzon mesatarisht 100 milionë euro në vit

-Instant, Blog, Lajme



Nga Klodian Tomorri/Gazetari Klodian Tomorri, e ka akuzuar Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit se ka shpenzuar 100 milionë euro në vit për tendera dhe prokurime.
Ai e konsideron AKSHI hall të madh kombëtar.
“Një institucion që shpenzon miliona euro nga paratë e buxhetit fshehurazi nuk e ka problem fare të nxjerrë të dhënat personale të qytetarëve në pazar”, shkruan Tomorri në Facebook.
“Dy vjet me pare koleget e BIRN publikuan nje investigim ku gjeten se vetem ne vitin 2018, AKSHI kishte kontraktuar 76 tendera sekret. Shuma totale e parave te prokuruara ne kontrata sekrete nuk u mor vesh asnjehere, por brenda tyre kishte dhe tendera me vlere deri ne 1.5 milione euro. Skandali u zbulua, u publikua, por si gjithmone nuk ndodhi asgje.
Fuqia financiare e AKSHI-t eshte e jashtezakonshme. Gjate viteve te fundit, Agjencia Kombetare e Shoqerise se Informacionit ka shpenzuar ne tendera dhe prokurime, mesatarisht 100 milione euro ne vit. Kjo mund te shpjegoje edhe arsyen se pse nuk hetohet. Aty ka para per te gjithe.
Ka para per te bere tendera. Por ka para edhe per te heshtur hetimet, me qellim qe sistemi i ngritur te mbahet ne kembe. Dhe sistemi eshte ky. Parate e taksave te qytetareve vershojne nga buxheti tek AKSHI. Pastaj AKSHI, parate e qytetareve i shpenzon edhe ne tendera sekrete, pa dhene llogari askund.
Morali i gjithe kesaj fabule eshte i qarte. AKSHI eshte nje hall i madh kombetar. Nje institucion qe shpenzon miliona euro nga parate e buxhetit fshehurazi nuk e ka problem fare te nxjerre te dhenat personale te qytetareve ne pazar.
Justifikimi i zyrtareve te larte te PS-se se databaza eshte krijuar ne menyre operative, fale punes se koordinatoreve te partise socialiste ne terren eshte qesharak. Numrat personale te 900 mije qytetareve nuk ka asnje koordinator apo ushtri koordinatoresh qe mund t’i kete. Sepse edhe fizikisht eshte e pamundur.
Megjithate problemi nuk jane fare partite politike. As PS ne kete rast. Problemi eshte institucioni. Dhe AKSHI eshte nje problem i madh kombetar qe duhet zgjidhur.
Tani, qe skandali u publikua, institucionet te cilat duhet te hetojne kane filluar lojen e kungulleshkave. Komisioneri i Mbrojtjes se te Dhenave thote qe do te bejme verifikimet, por nuk kemi prova. Prokuroria po ashtu. Prova aty eshte e qarte. Numrat personale te qytetareve jane nxjerre ne pazar. Dhe numrat personale te qytetareve nuk i kane 100 institucione.
Me shume gjasa edhe ky hetim do te perfundoje si ai i tenderave sekrete. Nje hic i madh. Por ka nje zgjidhje. Nese opozita e do me te vertete mandatin qeverises per interesin publik, AKSHI eshte nder institucionet e para ku duhet te kerkoje drejtesi. Kjo historia qe ketu institucionet mund te bejne c’te duan pa ju hyre gjemb ne kembe duhet te marre fund njehere e mire.
Kush ben tendera te fshehte pa arsye, eshte e qarte se per cfare i ben. Kush vjedh shkon ne burg. Kush nxjerr ne pazar te dhenat personale te qytetareve, ka shkelur ligjin. Kush shkel ligjin, duhet te jape llogari para drejtesise. Por kjo kerkon vullnet politik.
Nese une do isha pjese e opozites, sot do te kisha thene vetem kaq Do te hetojme cdo tender, cdo qindarke te shpenzuar, cdo perdorim te te dhenave personale te qytetareve nga AKSHI. Dhe nese vertetohet se tenderat sekrete jane bere pa arsye, se te dhenat e qytetareve jane keqperdorur, ata qe e kane bere nuk do te kene asnje shpetim. Por sic e thashe, kjo kerkon vullnet te forte politik. Sepse 100 milione euro jane shume. Blejne influence edhe ne llogoren e kundershtarit”, shkruan Tomorri në profilin e tij në Facebook.



4 Comments

  1. Keta si nje kancer ne gjak kane shkaterruar cdo qelize te shtetit, Kurre me pare nuk ka pasur

    nje qeveri te strukturuar si nje organizate kriminale si kjo e sotmja. Perdorimi i te dhenave

    personale dhe venia pas cdo votuesi nga nje spiun mbikqyres qe te percaktoje se x person

    eshte “shqiptar i mire” qe voton PS dhe y person nje “shiftar i keq”, nje armik qe nuk voton PS

    qe duhet ndeshkuar e mundesisht degdisur jashte shqiperise me qellim te krijimit te “races ariane

    psiste. Kjo liste te ngjason me listat e holokaustit ku populli opozitar konsiderohet si hebrejte ne

    kohen e nazizmit/

    1. E mor NAMUT, sadoqe ti vazhdon te hash byrek me gjize, as PD, nuk ka per ta ndjekur skandalin e berjes publike te te dhenave personale.
      O z. Tomorri! PD nuk interesohet per kete skandal sepse keto lista qarkullojne edhe ne zyrat e PD.
      Edhe atje jane patronazhistet e tyre.
      Po keshtu keto lista, i ka edhe LSI.
      Prandaj mos prit qe ky skandal te hetohet pas zgjedhjeve.
      Thjesht do te pushohen disa militante nga puna per tu zevendesuar me militante te tjere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *