• |
ide | kryesore

Marrja e të dhënave nga e-Albania/ Basha: Ramën s’ka marifet që e shpëton

-Instant, Lajme, Të fundit



Në një takim elektoral me të rinjtë në zonën e Farkës në Tiranë, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar akuzat e nxjerrjes nga Partia Socialiste të të dhënave personale të votuesve nga e-Albania. Gjatë fjalës së tij, Basha tha se edhe ky marifet nuk e shpëton kryeministrin, Edi Rama. Sipas tij 25 prilli është dita e bashkimit të shqiptarëve për ndryshim.

“E di edhe ai dhe nuk ka marifet që e shpëton. E keni parë atë marifetin që publikuan dje që rrinë dhe mbledh numra të kartave të identitetit, e tjerë, e tjerë. Nuk ka marifet që e shpëton. 25 prilli është dita e bashkimit më të madh të shqiptarëve për ndryshim. Pas 25 prillit ndryshimi do të marrë formë konkrete”, tha Basha.

Lideri demokratik, po ashtu, iu përgjigj interesit të të rinjve për mënyrën se si do të mbështeten studentët. Ai përsëriti zotimin se çdo student që vjen nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj, shteti do t’i paguaj 100% tarifën bachelor dhe master dhe 50% të tarifës për studentët që vijnë nga familje me të ardhura mbi 640 mijë lekë të vjetra në muaj.



5 Comments

  1. Mua me duket sikur ky, Basha po ben te pa munduren qe te humbi zgjedhjet dhe te mbaje Ramen ne pushtet edhe shume vite te tjera.

  2. pa thyer qafen saliu,edi, gramozi, pandi, brace, tahiri, mediu, ndoka …. o sa shume vampira qe ka, bashke me kulysherit e tyre nuk behet ky vend !

  3. Ky i thote nje krimi potencial qe duket se minimalisht e ka futur ne siklet rilindjen marifet politik. Edhe si strategji elektorale qe behet per te ruajtur optimizmin duke relativizuar fuqine e mazhorances per mendimin tim eshte e gabuar, dhe jam me dakord me AS qe mund te coje ne konkluzionin se me kundershtare si Basha nuk ke cfare i do aleatet.
    Gjithsesi me duket se historikisht ne periudha zgjedhore ne Shqiperi jane injoruar deri diku abuzimet elektorale te mazhorancave me justifikimin se pervec se i japin njefare avantazhi ne projektimin e fuqise qeverise, corientojne axhenden dhe mesazhin e opozites dhe ne te njejten kohe nuk jane probleme qe mund te zgjidhen deri diten e zgjedhjeve. Zgjedhje politike, ama mos na caj k pas zgjedhjeve me pretendime qe m’i vodhen.

    1. Jam Ok me ty . Ky palla nuk e kupton qe palloshi 80% te hileve e manipulimeve zgjedhore sapo i ka mbaruar , tani pritet ta mbyll ne darken e te shtunes me dhenien e parave per blerje votash . Ndersa ky kari rri e prrallit e kujton se mund te fitoje kunder nje hileqari qe ska te dyte ne bote . O kar , vepro e denonco tani se plumbi do plumb e dhuna do perdhunim , ndryshe na le ne opozite te perjetshme .

  4. Or eky marifet nuk e shpeton Ramen por artikulohu qarte qe kush ka mare pa autorizim NID te 930 mije qytetareve shqiptare DO NDIQET PENALISHT E DO SHKOJE NE KOKERR TE BURGUT. Kshu, qe mos ti shkoj mendja me as Rilindjes e as noj tjetre force neser ne pushtet te beje kshu shkelje flagrante te ligjit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *