• |
ide | kryesore

Duke kërkuar patronazhistin

-Instant, Arkiva, Blog

Sot per here te pare mesova jo vetem termin por edhe lidhur me konceptin e “patronazhistit”.


Nuk e di se si po trajtohet kjo vjedhje dhe shperndarje e te dhenave personale te mijerave individeve ne Shqiperi, por di qe kjo do te perbente nje shkelje shume te rende te te drejtave dhe lirive individuale per te cilen ne cdo shtet demokratik do te kishte nje ndjekje penale.


Potencialisht cdo individ i cenuar nga kjo shkelje mund te kerkoj ndjekje penale, por do te doja te shihja juristet me te mire te vendit ta ngrinin kete ceshtje si “class action” pasi kjo shkelje ne mendimin tim perben nje nga abuzimet dhe cenimet me te renda te te drejtave te individit ne Shqiperi.

Shume mund te mendojne se tashme ne boten e teknologjise, ne i jemi dorezuar ketij realiteti ku te dhenat tona regjistrohen ne shume platforma online, por kjo kurresesi nuk nenkupton qe individe, kompani apo parti te kene te drejten te abuzojne me te dhenat personale per te krijuar nje rrjet mbikqyrjeje dhe ndjekjeje. Shkurt ky eshte nje abuzim i paster dhe nje veper penale e rende!

Marrë nga Facebook i autores Dina Jasini

6 Comments

  1. Mi goce, ne teknologji ne platformat online dorezohet vetem IP e pajisjes elekronie e lidhur me pseudonomin. Nuk dorezohet emri mbiemri, nr. Kartes ID, adresa telefoni, e kuoton ndryshimin… Nuk eshte njelloj.
    Keta kane info REALE te sejcilit qytetar neper duar. Kjo eshte ceshtja. Dhe eshte shume e rende. Dhe jam shume dakord per padi ligjore nga gjithe qytetaret e e-Albania.
    Megjithate kjo me kujton edhe ngjarjen ne kohen e Bashes e Saliut kur degjuam qe qarkullonte nje flash drive /usb me te dhenat e zyres gjendje civile ne duar te lira. Ne ate kohe sapo kishin dale kartat e ID.

  2. “Goca” eshte kerkuese shkencore ne Oxford dhe avokate ne gjykatat nderkombetare per krimet kunder njerezimit. Fiks si Elisa dmth.

    1. Neri, te krahasosh Elisen me kete “gocen” eshte njelloj si te vihen ne gare nje fiat 127 i viteve 1960 me nje Bugati. Elisa as lepirien nuk di ta beje mire se eshte bere e neveritshme saqe cso njeri nderron kanal kur del ajo ne tv. Kete “gocen” eshte kenaqesi ta degjosh. Sa per ate qe thote i paemri mavri i ores 14:16 ne lidhje me rregjistrin kombetar te shtetasve, ai ekziston dhe mund ta kene shume institucione, por aty nuk eshte ID e askujt. Natyrisht qe mavria flet nga bodrumet e Veliajt dhe po mundohet ta shpetoje shefin e vogel nga shefi i madh pasi Islamit shefi i madh i theu celularin ne koke Islamit, por shefit te vogel Veliaj, mund t’i theje koken.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu