• |
ide | kryesore

Meta akuza Gjiknurit: Në Vlorë “tërmet” si i Dibrës, me të shitur nga LSI

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka bërë akuza të forta ndaj ish-ministrit socialist Damian Gjiknuri dhe ish-kreut të ARRSH-së, Afrim Qendro se po manipulojnë zgjedhjet në qarkun e Vlorës. Në një intervistë për “One Tv” në Vlorë, Meta tha se ka një skenar të tillë dhe se atij i janë bashkuar edhe eksponentë të PD dhe LSI.


“Do të jem në Vlorë deri më 26 prill sepse Vlora është e kërcenuar nga një “termet” si ai i Dibrës, pra nga prekja dhe vjedhja e votave, që nuk do të tolerohet kurrë. Skenari i Dibrës nuk është hipotetik, por i faktuar.


E kam informuar z.Bujar Leskaj dhe z.Petrit Vasili se sipas te dhenave qe kam ketu ne Vlore po pergatitet i njejti skenar qe nuk do te tolerohet kurre. Ky grup kriminal i prekjes se votes drejtohet nga Damian Gjiknuri dhe Afrim Qendro. Vlora eshte qendra e gravitetit te ndjenjave kombetare. Ketu nuk do ndodhe asnje skenar si ai i Dibres.

Mandatet e Vlores nuk do ti shkojne krimit te organizuar dhe as mafies se inceneratoreve. Ju me pyesni pse Luan Rama takon qytetare me kapuçe ne koke ne Vlore sepse nese do te jete e vertete ky lajm besoj edhe Luani do te ishte me kapuç.

Jam ketu per tju garantuar se Vlora nuk i toleron tradhetaret dhe jam ketu qe te mos toleroj prekjen e votes nga askush. Ka një skenar edhe me njerëz të infiltruar brenda LSI për të trafikuar votat e vlonjateve” – tha Meta. ©LAPSI.al

3 Comments

  1. Po ashtu eshte ajo pune, te shiturit e PS punojne per ty ata te LSI per PS. kshuqe leri qurravitjet se kshu jane shqiptaret

  2. Eshte ber keq se po e rrjepin te tjeret. Po nuk na tregon a i vinte keq kur merte ky nga partit e tjera. thotë:

    Sa asnjeanes eshte ky.
    Lum ne qe kemi nje president qe mbron voten e partis se gruas se tij.
    Le nam o idiot. Me mire lere ate karrige dhe dil hapurr si burr dhe si malsor qe e mban veten. Boll loze me dy porta, se na hape barkun.

  3. Po ik o Like floriri se smear dot lsi mandat ne vlore,kete e di Fort mire ti,ske cfare ben dhe sillesh si qen I tertiary.Ik zhduku dhe nga shqiperia se na felliqe si komb

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu