• |
ide | kryesore

Meta sulmon fort: Shkëlqim Selami një ordiner, nuk merrem me çimka

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta e etiketoi si ordiner, ish-deputetin e LSI-së Shkëlqim Selami, i cili ka kaluar me PS-së. Gjatë intervistës për “One Tv” kreu i shtetit i kërkoi opozitës që të dalë dhe të mbrojë votën e 25 prillit përballë atij që ai e cilësoi plan mafioz në Vlorë.

“Çdo votë e Partisë Socialiste t’i numërohet asaj. Çdo votë e Partisë Demokratike t’i numërohet asaj. Opozita t’u dalë për zot të gjithë votuesve të saj, dhe jo të merret me disa opozitare të shitur.

Jam këtu për t’ju thënë të gjithëve se Vlora nuk manipulohet, komisionerët e opozitës nuk do të shiten dhe nuk do t’i blej askush. Çdo votë do shkojë për atë subjekt që ka votuar sovrani dhe unë do takoj personalisht çdo komisioner.

Ka një skenar mafioz, me tentativa te fëlliqura e te poshtra por qe do marrin përgjigjen e merituar. Selam Çimka është një ordiner dhe unë nuk kam kohe te merrem me çimka dhe çimkat e çimkave.

Ky grup kriminal i prekjes se votës drejtohet nga Damian Gjiknuri dhe Afrim Qendro. Vlora është qendra e gravitetit të ndjenjave kombëtare. Këtu nuk do ndodhë asnjë skenar si ai i Dibrës” – tha Meta. ©LAPSI.al



11 Comments

  1. Cimi i Selamit eshte babai i skafeve ajts. Dje e vuri kandidat per deputet Meta sot e quan ordiner. Dje Rama e tregonte me gisht per te thene se edhe ju keni kriminele e sot e merr ne PS. Pune shqiptaresh. Sduan, sdine, smunden te bejne shtet. Vari leshte.

  2. Te ka ik gjysma e partis, paskan qen ordiera gjysma. po te iki dhe gjysma tjeter, me siguri ordinera do jen dhe ata. keshtu jeni ju te gjith, ne momentin qe dikush nuk eshte dakort me politikat e familjes, menjeher lincohet e behet ordiner. po a ka me ordiner se ty o like matrapazi?

  3. database me të dhënat personale të të 3 milion shqiptare shqiptarëve mund të blihet edhe në internet për vetëm 1500 lekë të reja, apo 12 euro.
    Bëmë një provë, e blemë 12 euro duke paguar përmes sistemit paypal, shkarkuam database, për pak minuta e instaluam në kompjuter dhe përmes kësaj baze të të dhënave kërkuam dhe gjetëm emrin, datën e lindjes, atësi, adresa dhe informacione private të njërit prej gazetarëve tanë. Bëhet fjalë për shumicën e informacioneve që janë edhe tek ”database” që sipas PD përbën një skandal.
    Cili zyrtar publik vodhi këtë database dhe e shpërndau në internet? Përgjigja duhet të vijë pikërisht nga PD, sepse database që shitet sot online është ajo e vitit 2008, kur Partia Demokratike ishte në qeveri. Edhe atëherë si sot, regjistri i gjendjes civile ishtë nën kontrollin e Ministrit të Brendshëm dhe në vitin 2008, viti ku referohet databaze e vjedhur, Ministri i Brendshëm ishte Bujar Nishani.O Agush alias Ilir nuk ta ka fajin cimi por Qimi i salihut

  4. ik o Like se po ngelesh vetem fare. do ta fusi dhe Mona ne fund dhe do kesh fundin sipas meritave dhe bemave.

  5. Kjo eshte loja e piset e kryepisanjozit te rilindjes : kur I ka kundra jane kriminela dhe I ze ligji I dekriminalizimit, kur I ka pro tij nuk I ze ligji! Keshtu beri me shume leshelista ; me injorantin e inceneratoreve Lefter Koqen,me kriminelin Spartak Braho,me superhajdutin dhe kryekriminelin Nasip Nacon,te cilit ia zuri koken ne ” cark” me nipin e tij qe kerkohet ne Angeli dhe palloshi nuk e ekstradoi,keshtu po ben edhe me Shkelqim Selamin qe ka hedhur ne det dhjetra mjeran qe nuk po gjenden,keshtu po ben me Afrim Qendron qe gjykatat e palloshit nuk e denuan per rruget me 20 miljon per km! Per cfare bertet kjo ambasadorja Kim kur po riciklohen kriminelet e Leshelise?????, O popull I therrisni mendjes se po mbani kriminelet ne pushtet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *