• |
ide | kryesore

Ndërpritet mbledhja e Këshillit të Sigurimit, Rusia kërkon heqjen e flamurit të Kosovës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën ka filluar me tensione.

Në mblëdhjen virtuale që u zhvillua ditën e sotme udhëheqësi i seancës nga Rusia kërkoi që ministrja e Jashtme Donika Gërvalla të heq flamurin e Kosovës mbrapa saj.

“Ne nuk jemi kundër ndaj përfaqësuesve të Kosovës, megjithatë dua të ndaj faktin që zonja Donika Gërvalla është ulur para flamurit të Kosovës. Kosova nuk është e njohur si shtet i pavarur, prandaj kërkojmë që për të vazhduar prezantimin ajo ose të ndryshojë ambientin, ose të heq flamurin”, tha përfaqësuesi rus. Por përfaqësuesi i Rusisë është kundërshtuarnga Britania e Madhe duke thënë se nuk ka asnjë arsye që kryediplomatja kosovare të ndryshojë pamjen nga ku do të prezantojë.

“Ky nuk është një takim zyrtar dhe ne nuk shohim ndonjë arsye që ministrja Gërvalla të ndryshojë pamjet mbrapa për të vazhduar prezantimin”, tha përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar.

Presidenti i Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka pezulluar mbledhjen e hapur virtuale për Kosovën për të vazhduar konsultimet në një mbledhje të mbyllur pas kërkesës së Rusisë.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *