• |
ide | kryesore

Përse Meghan Markle nuk u pa në funeralin e Prince Philip

-Instant, Paparazzi, Slider



Princi Harry udhëtoi disa ditë më parë drejt Pallatit Mbretëror për të qenë pranë familjes së tij në ceremoninë mortore për Princin Philip. Ai mbërriti në 11 prill në Britaninë e Madhe, për herë të parë që pas largimit me Meghan Markle. Ndërkohë kjo e fundit nuk e shoqëroi Harry-n dhe u tha se mjeku i ka ndaluar udhëtimet për shkak të shtatzënisë. Kështu, Meghan nuk do të jetë e pranishme për t’i dhënë lamtumirën e fundit Princit Phlip, por miqtë e saj thonë se ka dhe një tjetër arsye pas këtij vendimi.
Miqtë e ish-aktores kanë treguar se ajo nuk dëshiron që jetë qendra e vëmendjes dhe ndaj ka vendosur të mos jetë e pranishme në ceremoni. Megjithatë të njëjtët persona janë shprehur se Meghan ka pasur një lidhje shumë speciale me Princin Philip dhe se ajo e adhuronte si njeri.

“Meghan tha se meraku i saj më i madh për momentin është mbështetja për Harry-n. Ajo tha se ja la atij në dorë të vendoste nëse duhej të merrte pjesë apo jo në funeralin e gjyshit. Meghan tha se tashmë është koha që familja të bashkohet dhe të lërë mënjanë pakënaqësitë. Ajo është shprehur se këtë gjë do të dëshironte edhe Princi Philip dhe se është e gatshme të falë dhe të vazhdojë përpara”, ka thënë një burim pranë Meghan për “Daily Mail”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *