• |
ide | kryesore

Rama në Përrenjas: Nuk është mëkat që të rinjtë ikin

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë mesditë në Përrenjas, ku po zhvillon një takim elektoral me qytetarë të kësaj zone.

Rama foli dhe për largimin e të rinjve nga Shqipëria, duke thënë se nuk është mëkat që ata ikin, por është shumë e rëndësishme që kur largohen, ata të kenë edhe shkollim, në mënyrë që të gjejnë punë atje.

Për këtë arsye, ai kujtoi reformën në arsim, ku tha se nuk ka pasur asnjë ankesë, dhe ku sipas tij, investimi që bëjnë prindërit për fëmijët e tyre nuk shkon më dëm.

“Unë besoj që dielli i Shqipërisë nuk është i bukur vetëm për turistët e huaj, por mund të bëhet i bukur për të gjithë shqiptarët. Ne po kalojmë më në fund hendekun e madh që hapi mes nesh dhe shqiptarëve tërmeti dhe pandemia, është koha të besojmë jo duke parë ëndrra në gjumë, por duke parë realitetin e fakteve, kantiere, që tregojnë se shqiptarët do të fuqizohen së bashku.

Shqipëria do të ndryshojë njëherë e përgjithmonë dhe do të ngjitet në një nivel tjetër. Dje një gazetar më thoshte se janë shumë 4 aeroporte, janë tepër, janë kot, për madhësinë dhe popullsinë që ka Shqipëria. Në fakt kjo është e pavërtetë. Kroacia ka 9 aeroporte me 4 milionë banorë. Të jeni të bindur miqtë e mi se ndarja është shumë e qartë, mes atyre që tjetër thonë e tjetër bëjnë, dhe atyre që bëjnë atë që thonë dhe thonë atë që bëjnë. Këta të fundit jemi ne, Partia Socialiste e Shqipërisë. Çdo njeri duhet ta di sot se ndërkohë që tjerët flasin për BE, si një destinacion, bujqësia jonë, sektori i prodhimit, i përpunimit, i grumbullimit, brenda gjithë sektorit të bujqësisë, janë tanimë pjesë e angazhimit me BE. Vetëm në dy vitet e fundit janë 120 milionë të investuara në fshat për pika grumbullimi e përpunimi. Të gjitha këto janë bërë me qeverinë shqiptare.

Në mandatin e tretë, pa asnjë dyshim, do të shkojnë mbi 1 miliard eksportet bujqësore, sepse e kemi shtruar rrugën, duhet vetëm të vazhdojmë. Dua t’iu them të gjithë atyre që merren me një biznes të vogël, se sot ata kanë hyrë në vitin e parë të historisë së këtij vendi, qysh se u njoh e drejta e pronës dhe aktivitetit privat, pa taksa. E kanë taksën dhe TVSH zero dhe kështu do ta kenë deri në vitin 2029 me PS. Nëse bien pre e sirenave joshëse të jetës fushë me lule, kanë shumë për të humbur. I kemi parë me bori, makina, këngë e valle, Sudet, Vebitë, dhe më pas pamë atë që mos e paftë kurrë më asnjë familje, pamë sesi ajo rruga e shkurtër na nxori jo vetëm gjatë, por në fundin e një gremine nga ku vuajtëm për t’u ringritëm. Ne kemi të gjitha arsyet për të besuar se përderisa ne ja dolëm me forcën e besimit, të durimit, që të ringrihemi më të fortë, ne jemi ata që së bashku mund t’ia dalim që ta bëjmë Shqipërinë të ardhmen tonë, vendin ku ekonomia rritet me punë, me këmbëngulje, për të gjithë.

Unë dua një rritje ekonomike të fuqishme jo vetëm për ekonominë, por për çdo familje. Investimet më të mëdha që mund të kemi imagjinuar ndonjëherë janë gati. Është një infrastrukturë e tërë e re, moderne, transformuese, që në thelb është një infrastrukturë e rritjes së punësimit, vendeve të punës të paguara më mirë. Të gjithë prindërit bëjnë mirë ta mendojnë se sot investimet për fëmijët e tyre nuk shkojnë më dëm, siç shkonin disa vite më parë, kur diploma që fëmijët e tyre merrnin ishte pa asnjë vlerë. Unë e kuptoj shumë mirë sa e rëndësishme është të vazhdojmë me arsimin profesional. Nuk është mëkat që një vajzë apo një djalë të largohet, por unë dua që kur ata largohen, të kenë një zanat me vete, të kenë atje një vend pune, për të mos rënë pre e trafikantëve. S’ka qenë kurrë e lehtë. 25 prilli është një provë force e karakterit shqiptar. Deri dje hyrja në universitet ishte një Pazar i madh. Sot, me reformën tonë dhe me sistemin e ri të hyrjes në universitet, nuk ka më asnjë ankesë”, u shpreh Rama.



5 Comments

  1. Ja antishqiptari!!Një kryeministër i mirë dhe atdhetar duhet ti mbajë në atdhe e jo të justifikojë dështimin dhe antishqiptarizmin!!Pale thotë të jenë të shkolluar.Dmth le të ikin të shkolluarit se injorantët na duhen!!!

  2. Tim Judah
    Europa Juglindore kërcënohet nga një krizë demografike

    Europën juglindore po e përfshin ngadalë, në mënyrë të padukshme, një katastrofë demografike. Nga brigjet e Adriatikut, deri te Deti i Zi, popullsia po rudhet dhe po mplaket dhe gjithnjë e më pak fëmijë po lindin.Për dhjetëra vjeçarë, të rinjtë po mërgojnë dhe rajoni nuk pret ardhacakë si barazpeshë.Dhjetë vjet më parë, papunësia ishte problemi më i madh.Tani mungesa e fuqisë punëtore po ndihet.Pensionet janë të vegjël, po pakësohet edhe numri i punonjësve që paguajnë sigurime shoqërore. Pra, pritet që pensionet të zvoglohen në ta ardhmen
    Qeveritë janë plotësisht në dijeni të këtyre problemeve, por, më së shumti, ato nuk e dinë së çfarë të bëjnë, nuk kanë para për të bërë diçka ose pëlqejnë “të shqelmojnë qentë në rrugë”. Veç të tjerash, ato nuk do fitojnë dot vota duke bërë reforma deri sa të dalin vetë në pension.
    Ҫfarë do të thotë kjo gjë për rajonin? Do të thotë, që përveç mërgimit, më shumë njerëz vdesin se sa lindin, pra popullsia po tkurret dhe po mplaket. Po të shtosh edhe mërgimin,del se tkurrja dhe mplakja shkojnë me ritme më të shpejta.
    Mërgimi
    Megjithë lindjet dhe vdekjet, numri i të mërguarve është tepër i madh.Ata që i lënë vendet e tyre në Europën juglindore, më shpesh vendosin të qendrojnë atje ku shkojnë e të mos kthehen në atdhe.Shtetet pritëse u japin shtetësinë atyre nga jashtë që i quajnë me etni të njëjtë. Në se ai vend është pjesë e BE, me atë pasaportë shtetasi I ri mund të jetojë e të punojë kudo më lehtë
    Duke gërmuar më tej në të dhënat e mërgimit të ligjshëm në disa vende, numrat dalin më shokuese. Sipas agjensisë së statistikave të Gjermanisë, në vitin 2019 në atë vend jetonin 748 225 rumunë, 414 890 kroatë, 237 775 serbë, 232 225 kosovarë dhe 203 625 boshnjakë. Në Itali, ka pasë zyrtarisht 421 591 shqiptarë, 1.14 milionë rumunë dhe 118 516 moldavë, që nuk janë regjistruar si rumunë.
    Ajo që këto shifra nuk na tregojnë neve, natyrisht, është se sa prej tyre kanë fituar shtetësinë e vendit ku ata kanë mërguar.
    Ne nuk dimë gjithashtu sa syresh kthehen në atdhe çdo vit, as nuk kemi të dhëna për mërgimin qarkullues. Tipikisht, kjo mbulon gratë që kujdesen për të moshuarit jashtë vendit, burrat që shkojnë të punojnë me periudha kohore të shkurtëra në projekte ndërtimi dhe ata që shkojnë jashtë për punë sezonale në bujqësi.
    Ndërsa disa që kanë jetuar dhe punuar jashtë kthehen në atdhe pasi pensionohen, fëmijtë e tyre mbeten atje. Ata do japin ndihmesë në ekonominë dhe në fondet e pensionit të Zvicrës dhe kudo tjetër dhe, mbi të gjitha, kanë shkallë pjellshmërie të lartë në krahasim me atë në vendet e Europës Perëndimore, që e kanë ndën 2.1. Megjithatë popullsia e këtyre vendeve sërish vijon të ulet.Edhe me mërgimin, popullsia e Gjermanisë ka qendruar në vend-numëro në 2020, por vetëm Covid-10 i prishi pak modelet e mërgimit.
    Ajo që nuk diskutohet, sidoqoftë, është që Ballkanasit, që jetojnë në Europën Juglindore, po mplaken më shumë. Por çfarë do të thotë kjo? Sipas një studimi të 2018, pjesa e popullsisë mbi 65 vjeç në Ballkanin Perëndimor mund të dyfishohet në 34 % në vitin 2060. Në të njëjtën kohë, popullsia nga 20-64 vjeç që ka qenë 62 % e popullsisë në 2015, do bjerë në 49 % në 2060.
    E ardhmja demografike afat-shkurtër e Europës Juglindore varet mbi të gjitha nga ajo që ndodh gjetkë. Në qoftë se rimëkëmbja ekonomike është më e fortë në Evropën Perëndimore dhe Veriore, atëhere mund të presim që, pas ndërprerjes së saj të madhe afat-shkurtër, prirjet e mëparshme të emigracionit do të marrin krye edhe një herë.
    Tani, më shumë se një vit që kur filloi pandemia, mund të shohim gjithashtu se normat e lindjeve janë ulur në Europën Juglindore, edhe më shumë se ç’mund të pritej nga rënia graduale e normave të pjellorisë. Kjo është për shkak se familjet janë të shqetësuara rreth pasigurisë ekonomike dhe nuk ka arsye për të besuar se të gjitha do të nxitojnë për të sajuar lindjet e vonuara pas COVID-19.
    Për të luftuar tkurrjen e popullsisë në moshë pune, vendet e Europës Juglindore, kanë filluar tashmë të rritin moshat e pensioneve tani ose në vitet e ardhshme.Rendimenti është i ulët, krahasuar me BE, ashtu si normat e punësimit të grave. Si gjetkë, një numër i madh vendesh pune janë të ndjeshëm ndaj automatizimit dhe dixhitalizimit, por ka patur pak ose aspak kërkime për ndikimin e mundshëm të një ndryshimi teknologjik të tillë në Europën Juglindore dhe se çfarë do të thotë kjo për ekonomitë e tyre, për popullin e tyre dhe demografinë në përgjithësi.
    Gjatë 15 viteve të fundit, politika në Europën Juglindore është mbizotëruar nga të njëjtat çështje të njohura.Ato përfshijnë kushtetutën e Bosnjës, dialogun Serbi-Kosovë, Moldavia “zgjedh midis lindjes dhe perëndimit,” autoritarizmin në rritje, median nën presion e kështu me parë.Gjatë gjithë kohës presionet demografike rriten, por ngadalë dhe kështu pothuajse të paperceptueshme për shumicën e njerëzve. Pak vende kanë qenë ndonjëherë në këtë situatë më parë, do të thotë kanë punuar për të ulur normat e lindjeve, plakjen, mërgimin jashtë dhe përbrenda njëkohësisht, kështu, është e vështirë të parashikohet e ardhmja me siguri dhe gjithashtu e pamundur që, lidhur me demografinë, ajo të parashikojë diçka të mirë.
    (Botuar me shkurtime. Tim Judah është reporter dhe analist politik për revistën The Economist. Ai ka shkruar disa libra për Ballkanin, kryesisht duke u përqëndruar te Serbia dhe Kosova.Ky artikull doli më 31 mars 2021 në Helvetas Mosaic)

  3. JOOOOOOOOOO MO ÇA MEKATI THUA TI O PALLOSH ????????
    MEKAT NUK ESHTE TE VJEDHESH MILIARDA EURO SIÇ KE VJEDH TI DHE KURVAT E TUA DHE JO ME TE IKIN TE RINJT . MOS U MERZIT SE DO MA KAPESH SAPUNIN SHUME SHPEJT O KURV E BIR KARAKURVE

  4. Mekat uk eshte ajo, mekat dhe katastrofe eshte te te kemi ty dhe 4 vjet tja nxjerresh kallajin tepsise qe e kishe 8 vjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *