• |
ide | kryesore

Rama pranon “patronazhistët”: Kemi vite që i kemi shpërndarë në terren

Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryeministri Edi Rama është pyetur për skandalin e vjedhjes së të dhënave nga Partia Socialiste në funksion të zgjedhjeve të 25 prillit. Në një intervistë që tha në emisionin “Përballë” në RTSH, Rama pranoi se partia e tij ka vite që e ka ndërtuar një databazë me patronazhistë të shpërndarë në terren, por mohoi që ajo që ka publikuar lapsi.al të jetë e tij.


Sot me sa më thanë se kush kishte dalë në emër të Partisë Demokratike dhe kishte pohuar që të dhënat e AKSHI-t nuk janë një databaze që e merr kushdo dhe e çon ku do, sepse AKSHI nuk depoziton të dhëna të integruara, por ka shërbime që janë të ndërfaqosura. Kjo s’ka lidhje fare me AKSHI-n.


Po çfarë duhet të themi që me call centerat e Agron Shehajt e çmendi këtë milet me telefonata. Sot në zyrë, të gjithë njerëzit e zyrës sime ishin marrë në telefon për të disatën herë nga PD dhe kanë të gjithë databazën e telefonave. Të gjitha partitë bëjnë të njëjtën gjë kudo në botë.

Ne kemi prej shumë vitesh që punojmë me një sistem që quhet sistem patronazhimi dhe ka që para zgjedhjeve të 2009 që ne mbledhim të dhëna derë më derë, me blloqe të tëra dhe pastaj hidhen nëpër databaza.

Edhe e fundit, ai Exel-i që doli atje është shumë i prapambetur dhe shumë i epokës së vjetër për të qenë i PS-së – u justifikua Rama. ©LAPSI.al

10 Comments

  1. Nese populli nuk reagon ndaj kesaj shkelje shume te rende te ligjit e te moralit mire ia ben

    por e verteta eshte se kjo eshte jo vetem nje veper e rende penale, por edhe e tupshme.

    Te vesh prapa cdo votuesi nga nje spiun dhe mbikqyres te ndergjegjes, kete vetem nazistet kane arritur

    ta bejne, bile edhe ata jo ne zyrat e partise por te Gestapos. Une personalisht dhe mijera si une

    nuk do ta kishin problem ne se do te ishim ne nje databaze te policice dhe pse jo ne nje mbikqyrje

    per veprimet te kundraligjeshme ose jo bile une do ta quaja edhe detyre te saje per te parandaluar

    krimin qe ne gjeneze, por qe te kemi databaze ne zyrat e partise per bindjet tona politike, kjo eshte

    e papranueshme, dhe kriminale per te cilen ky zoteria ka pergjegjesine kryesore,

  2. Atij “patronazhistit” tim dhe “patronazhistit” te “Patronazhistit’ dmth ramazonit, do ja shkerdhej robt me vote KUNDER.

    Ky duhet te futet ne kokerr te burgut qe e pohon qe i ka nxjerre patronazhistat dhe aq me keq nese kane kerkuar nje informacion teper konfidencial sic eshte NID dhe qe skane te drejte ta kerkojne. Kjo gjithmone, nese e kane mare keto nga takimet dere me dere qe po bejme sikur po e besojme:) sepse ata jane te gjithe te dhena te marra nga sistemi.

    Ne cilindo rast, keta duhet te ndiqen PENALISHT sepse po na cmendin me kete qetesine e tyre olimpike si SPAKU si keta laviret qe e tjerrin muhabetin sa andej ketej.

    Edhe ne Burundi te ishte bere ky skandal do kishte rene qeveria brenda dites. Ketu, jo mer vlla se rrun kush.

    1. Vazdon tradita që nga koha e komunizmit.I dinë dhëmbë e dhëmballë të gjithëve.Në 97 i ndërsyen krimininelat në çdo shtëpi demokrati duke kërcënuar e që shumica mori rrugën e kurbetit.Janë po ata ,nuk ndryshojnë e se kanë kaluar 3 breza.Si gjyshi biri e nipi!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu